Qeveria ka miratuar dje ndryshimet e reja në Kodin Rrugor ku dhe përcakton të gjitha gjobat që do të vendosen për shoferët kur tejkalojnë shpejtësinë e lejuar. Kështu, sipas vendimit, cilido, që nuk respekton kufijtë minimalë të shpejtësisë ose kalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me jo më shumë se 10 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë. Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë. Cilido, që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/orë dhe jo me më shumë se 20 km/orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga katër mijë deri në gjashtëmbëdhjetë mijë lekë. ”Pika 10 ndryshohet, si më poshtë vijon: 10. Cilido, që shkel dispozitat e pikës 4, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga një mijë deri në katër mijë lekë.. Pika 11, e nenit 141, ndryshohet, si më poshtë vijon: 11. Cilido, që shkel dispozitat e tjera të këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë. Pika 4, e nenit 142, ndryshohet, si më poshtë vijon: 4. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë.Pika 10, e nenit 143, ndryshohet, si më poshtë vijon: 10. Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë. Pika 2, e nenit 144, ndryshohet, si më poshtë vijon: 2. Cilido, që nuk sillet në mënyrën e treguar nga sinjalizimi rrugor ose sipas normave përkatëse të akteve në zbatim, si dhe sipas orientimit të policit të trafikut, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në tetë mijë lekë. Janë përjashtuar masat e veçanta, të parashikuara në nenet 6 dhe 7.
Ekzekutivi “bukë falas” efektivave të Gardës së Republikës
Këshilli i Ministrave ka miratuar dje vendimin për trajtimin me ushqim, pa pagesë, të efektivave të Gardës së Republikës, sipas mënyrës dhe kategorive të poshtëshënuara: Me një vakt (drekë) ushqim, efektivat që shërbejnë në strukturat operuese të Gardës së Republikës. Me tre vakte ushqim, njësia e ndërhyrjes së shpejtë, grupet e gatshme, të cilave, për natyrë të veçantë pune, shërbimi u zgjat më shumë se koha normale e punës. Me tre vakte, i gjithë efektivi i Gardës së Republikës, për rastet e kalimit në gatishmëri. Strukturat, numri sipas strukturave dhe normat e trajtimit me ushqim, për çdo vakt, përcaktohen me urdhër të ministrit të Brendshëm. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, mbulohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Brendshme. Vendimi nr.256, datë 13.6.1994, i Këshillit të Ministrave, “Për rritjen e normës së trajtimit ushqimor të kompanisë operative në Gardën e Republikës”, shfuqizohet. Ngarkohen Ministri i Brendshëm dhe Komandanti i Gardës së Republikës për zbatimin e këtij vendimi.
Qeveria rrit pagën minimale, nga 18 në 19 mijë lekë në muaj
Qeveria ka miratuar dje vendimin për rritjen e pagës minimale për punonjësit në shkallë vendi, nga 18 mijë që ka qenë në 19 mijë lekë në muaj. Sipas vendimit, Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 111, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1996, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të neneve 2 e 5, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave “Paga bazë minimale, mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 19 000 (nëntëmbëdhjetë mijë) lekë. Paga bazë minimale, mujore, jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës. Paga bazë minimale orare të jetë 109 (njëqind e nëntë) lekë. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë. Vendimi nr.522, datë 13.5.2009, i Këshillit të Ministrave, “për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet”.
NUK JAM DAKORT QE I ESHTE HEQUR TRAJTIMI SPECIAL KOMPANISE OPERATIVE.