Home Politike LSI i shpall lufte PS, Vasili: “Objektivi është të dalim forcë e...

LSI i shpall lufte PS, Vasili: “Objektivi është të dalim forcë e parë politike”

602
0

Në mbledhjen e fundit të Komitetit Drejtues Kombëtar me Ilir Metën kryetar, LSI-ja ka shpallur ‘luftë’ Partisë Socialiste.

Kryetari i ri i LSI-së, Petrit Vasili, tha se objektivi i kësaj force politike është që ajo të dalë forcë e parë politike.

“Objektivi ynë është LSI forcë e parë në zgjedhjet e 2017. Kushdo që e dëgjon objektivin kërkon të dëgjojë edhe Pse-në. LSI punon me bindje për të ardhmen e shqiptarëve. E ardhmja e shqiptarëve fillon te rinia e shqiptarëve. Rinia e shqiptarëve ka një model shembull dhe ky model është Lëvizja Rinore për Integrim”, tha Vasili.

Sipas tij “objektivi LSI forcë e parë do realizohet duke ecur vetëm me një rrugë. Ne do fitojmë me modesti, këmbëngulje dhe thjeshtësi. Asnjë përfaqësues i LSI-së, militant a drejtues nuk do ketë kurrë mundësi nëse flet me arrogancë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here