Mesfushori brazilian, i cili dy vitet e kaluara i kaloi në Real Madrid, ka mundesi qe të kthehet në Milan. Edhe pse Jose Mourinho thotë se llogarit në të, në Itali flasin se procesi i kthimit të Kakas në Milan, vetëm sa ka filluar.
Të gjitha këto raportime, i konfirmoi njëri nga agjentët e njohur të futbollit në Itali, Marco Valentini i cili shprehet i bindur se gjatë muajit gusht, Kaka do të kthehet në Milan, aty ku luajti prej vitit 2003 deri në vitin 2009.
Sipas raportimeve, shuma që Milan është i gatshëm të paguajë për Kakan është 30 milionë euro. Ndërkohë, ende nuk ka asnjë reagim zyrtarë nga ana e drejtuesve të Milanit.