Home Politike LSI i përgjigjet akuzave: Sulmet e Ramës s’mund të fshehin dështimin e...

LSI i përgjigjet akuzave: Sulmet e Ramës s’mund të fshehin dështimin e tij

1461
0

Të dështuara dhe të dëshpëruara i ka quajtur Lëvizja Socialiste për Integrim akuzat e Partisë Socialiste lidhur me pasurinë dhe lidhjet e ministrave Prifti e Vasili. Gjatë një komunikimi me mediat, sekretari për marrëdhëniet me publikun në LSI Ardit Cela, tha se sulmet e Edi Ramës ndaj ministrave të LSI, nuk mund të fshehin krizën dhe dështimin e tij të gjithanshëm.

“Sulmi ndaj ministrave të LSI-së nuk mund të fshehë faktin e dështimit të Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste, nuk mund të fshehë në fakt edhe abuzimin e Edi Ramës me PS-në, abuzimin e tij me qeverisjen e Bashkisë së Tiranës ashtu sikurse nuk mund të fshehë pafatësinë e Ramës për të miratuar buxhetin e Tiranës dhe për ta përfshirë Tiranën në projektet e mëdha të zhvillimit. E gjithë kjo histori është pasojë e dhimbjes që ai ndjen kur shikon se Shqipëria po ecën e sigurtë drejt integrimit europian, kontribut për të cilën kanë edhe ministrat e LSI-së” u shpreh Cela.

I pyetur nga News24 se si ka mundësi që një biznesmen nuk siguron dot një kredi 5 milionë euro kur vë në kapital të firmës 27 hektarë tokë me vlerë 3 milionë euro dhe 1 milionë euro kesh, sekretari Cela u përgjigj se “Nuk është kjo arsyeja e daljes përpara mediave, por mund të pyesni autoritetet në fjalë të cilat mund tju japin një shpjegim më të qartë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here