Mëngjesi i kësaj të premteje ka nisur me një krim brenda familjes në Krujë. Vëllai vrau me armë vëllanë për motive, të cilat dyshohet të kenë të bëjnë me pronësinë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bushnesh, komuna Thumanë e Krujës, në mes të rrugës në afërsi të dy bizneseve të vëllezërve (lokal dhe servis që gjenden rreth 100 m larg njëri-tjetrit).
Pal Marku 52 vjeç ka gjetur vdekjen pasi eshte qelluar me arme nga vellai i tij, Petriti, 45 vjeç, lindur në Pukë dhe banues në Bushnesh. Pas ngjarjes, vëllai i tij, Petrit Marku njëherësh autor i vrasjes, nuk e ka mbajtur dot mbi “supe” këtë krim dhe është vetëdorëzuar në Policinë e Laçit, ndërsa ka dorëzuar dhe pistoletën e krimit, model 54.
Ngjarja ndodhi rreth orës 08:25 dhe policia në vendngjarje nisi hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të krimit në familje.