Home Aktualitet Vrasja ne xhami: “E vrava se e kishte lene xhamine pis”

Vrasja ne xhami: “E vrava se e kishte lene xhamine pis”

549
0

xhami-pisE vrava Shamshir Muçën. U zumë se xhamia ishte pis…”. Vetëm kaq u tha hetuesve Arjan Alla, njeriu i cili do të gjykohet për vrasjen e 83-vjeçarit Muça, në ambientet e brendshme të xhamisë së fshatit Dushk. Prokuroria e Lushnjës mbylli hetimet dhe i dorëzoi gjykatës dosjen ndaj Allës, ndaj të cilit rëndon akuza e “vrasjes për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”. Në dosjen e prokurorisë i është mëshuar faktit se ka prova që vërtetojnë fajësinë e Arjan Allës në vrasje, por nuk hidhet dritë mbi motivin që shtyu të dyshuarin të kryejë krimin makabër. Por sipas organit të akuzës, mënyra sesi është kryer vrasja dhe veprimet e të pandehurit, dëshmojnë për tentativën e Allës, për ta futur hetimin në rrugë të gabuar me dyshimin kryesor të vrasjes për motive morali.

Vrasja në xhami

Që në krye të herës në dosjen e prokurorisë thuhet se policia është njoftuar rreth orës 17:15 të datës 12 prill 2013 se brenda xhamisë së fshatit Dushk ishte gjetur një person i vdekur. Policia ka identifikuar viktimën, i cili quhej Shamshir Muça i moshës 83 vjeç dhe ndodhej i shtrirë në mesin e sallës së lutjeve të xhamisë. “Nga kqyrja e afërt e viktimës rezultonte se: të ndjerit Shamshir Muça i kishin prerë fytin dhe mjetin prerës, një biçak me ngjyrë të kuqe e kishin lënë të ngulur në trupin e viktimës. Më pas e kishin zhveshur nga mesi e poshtë, ndërsa mbi dorën e djathtë të viktimës ishte vendosur një unazë floriri në formë rrethi e hequr nga dora e viktimës dhe mbi dorën e majtë ishin vendosur një orë dore, ku zinxhiri ishte i këputur dhe syzet e viktimës. Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor dt. 13.04.2013 rezultonte se: në trupin e viktimës Shamshir Muça vërehen tri plagë në gushë të shkaktuara me mjet të fortë të mprehte, siç është edhe thika (biçaku)”, thuhet në dosje. Dëshmitarë të shumtë, besimtarë që vinin për të kryer ritet e faljes në xhami, i dhanë policisë karakteristikat fizike të të dyshuarit, që më vonë do të identifikohej si Arjan Alla.

Dëshmitarët
Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri Arjan Alla ishte kthyer nga Greqia rreth 12 orë përpara ngjarjes së rëndë. Paraditen e 12 prillit ai ka komunikuar me banorë të shumtë të fshatit Dushk. “Komunikimet dhe sjellja e të dyshuarit Arjan Alla para ngjarjes ka qenë normale dhe se nuk kanë konstatuar shenja të ndonjë problemi mendor”, thuhet në dosje. Dëshmitarja M.B u tha hetuesve se në mbrëmje Alla kishte shkuar në shtëpinë e saj dhe aty kishte ndërruar rrobat. “Kjo kohë përkon pikërisht me disa minuta pas ndodhjes së vrasjes në xhaminë e fshatit Dushk. Gjithashtu, gruaja shpjegon se teshat që kishte veshur, i pandehuri Arjan Alla i la aty ndërsa ajo i kishte dhënë disa tesha të tjera për të veshur dhe më pas këto tesha i kishte dërguar në shtëpinë e të pandehurit Arjan Alla”, theksohet në dosje.
Pranimi i fajësisë
I pandehuri Arjan Alla ka pranuar para hetuesve se është ai, personi që ka kryer vrasjen e Shamshir Muçës. Ai nuk ka pranuar të japë shpjegime në lidhje me arsyet përse e ka kryer një veprim të tillë duke thënë se, ishin zënë për shkak se “Xhamia ishte pis”. Por në dosjen e prokurorisë thuhet se i pandehuri Alla e ka kryer vrasjen me paramendim, duke dhënë disa argumente mbështetur edhe në prova e fakte. “Nga deklarimet e personave që tregojnë rrethana të hetimit rezulton se për gjatë gjithë paradites së dt. 12.04.2013 i pandehuri është sjellë rrotull xhamisë së fshatit Dushk në vëzhgim të saj.

I pandehuri Arjan Alla pas kryerjes së krimit e ka zhvendosur trupin e të ndjerit në mesin e xhamisë me kokë nga perëndimi dhe e ka zhveshur plotësisht atë nga mesi e poshtë. Gjithashtu, i pandehuri ka hequr nga gishti i dorës së viktimës unazën e floririt duke ia vendosur atë mbi dorën e djathtë. Këto veprime të të pandehurit janë kryer me qellim që hetimi i kësaj vrasjeje të drejtohej në rrugë të gabuar, me dyshimin kryesor të vrasjes për motive morali”, arsyeton prokurori në kërkesën për gjykim.

Fshehja e provave
Sipas prokurorisë, i pandehuri Arjan Alla është përpjekur të fshehë provat e krimit. “Ai nuk ka shkuar në shtëpinë e tij, por tek shtetasja M.B, ku dhe ka lënë teshat e gjakosura duke marrë tesha të pastra. Më pas këto tesha pa dashje ishin larë, pasi i pandehuri Arjan Alla do t’i merrte me vete në Greqi. Pas identifikimit te të pandehurit Arjan Alla si autor i krimit, ai është përpjekur t’i shmanget përgjegjësisë, duke u sjellë si një i sëmurë psikik, sjellje të cilën e ka manifestuar tek familjarët e tij, të cilët edhe e kanë vizituar tek një mjek psikiatër, por edhe gjatë seancës së marrjes në pyetje si i arrestuar, por edhe në seancën gjyqësore të masës së sigurimit”, thuhet në dosje. Mandej, prokuroria shprehet se “Edhe fakti që i pandehuri nuk jep asnjë lloj motivi që ta ketë shtyrë për të kryer vrasjen e Shamshir Muçës, tregon se i pandehuri është i parapërgatitur për një situatë të tillë, por ajo çka duhet theksuar është fakti se i pandehuri i ka shkaktuar mundime të veçanta viktimës me veprimet e tij”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here