Home Aktualitet Vjedhja te Banka e Shqiperise, Bitraj: I humba ne bixhoz

Vjedhja te Banka e Shqiperise, Bitraj: I humba ne bixhoz

506
0

Banks e ShqiperiseZbardhet vjedhja e bujshme e thesarit të Bankës së Shqipërisë nga dy punonjës të saj Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia. Dy punonjësit e bankës kanë grabitur një shumë marramendëse prej 600 miljonë lekësh ose 4.3 miljonë euro.

Mësohet se Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit me burg për dy ekonomistët të arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe moskallëzim krimi. Mësohet se Ardian Bitraj me detyrë përgjegjës i sektorit arkës stok ka rrëfyer se prej katër vitesh në bashkëpunim me kolegen e tij ka nxjerrë nga ky sektor shuma të konsiderueshme lekësh që ishin bërë gati për tu hedhur në qarkullim dhe të tjera që ishin bërë gati për tu asgjësuar.

Ardian Bitraj ishte punësuar në Bankën e Shqipërisë që në vitin 1993 dhe në fillim javë ditën kur komisioni i ngritur nga banka do kontrollonte sasinë e parave të stokut që kishin dalë nga qarkullimi dhe do asgjësoheshin, ka rrëfyer se nga sektori që ai kishte nën përgjegjësi ishin nxjerrë shuma të konsiderueshme nga banka.

Madje ai ka rrëfyer se kishte katër vjet që merrte lekë nga arka stok i tërhiqte të gjitha me prerje 50 lekëshe i fshihte në trup dhe në këtë mënyrë i nxirrte nga banka.

Më pas, në mënyrë që të mos kuptohej që ishin tërhequr parà, dhe që pesha e këtyre arkave të dukej e njëjtë, aty vendoseshin libra. Bitraj ka rrëfyer më tej se ka arritur që brenda një dite të merrte deri në 10 miljonë lekë. Ndërkohë, Mimoza Bruzia ka mohuar para gjykatës të ketë lidhje e të ketë bashkëpunuar me 45-vjeçarin.

Ai ka deklaruar se të gjitha lekët i ka lënë në lojërat e fatit, që janë poshtë shtëpisë së tij. Sipas deklaratave të tij në polici 45-vjeçari shprehet se në një kazino ka borxh 50 milionë lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here