Home Aktualitet Gjyqi ndaj Arben Frrokut, Kuliçaj dhe Vocaj dëshmojnë në gjykatë

Gjyqi ndaj Arben Frrokut, Kuliçaj dhe Vocaj dëshmojnë në gjykatë

702
0

arben-frrokuDy ish-drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit kanë shkuar paraditen e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda duke dëshmuar në gjyqin kundër Arben Frrokut, në akuzë për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj.

Paraditen e sotme kanë hyrë në Gjykaten e Krimeve të Rënda ish-nëndrejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj dhe ish-drejtori i Krimeve të Rënda, Tonin Vocaj.

I pari që ka lënë Gjykatën e Krimeve të Rënda ka qenë ish-nëndrejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj. Ai ka përfunduar dëshminë e tij rreth orës 10.40.

Rreth orës 11.45 ka lënë sallën e gjyqit edhe ish-drejtori i Krimeve të Rënda, Tonin Vocaj. Nuk ka ende të dhëna se çfarë kanë thënë ata në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura.

Seanca e dates 5 nëntor u shoqërua me debate te ashpra, cfare e beri te pamundur marrjen e deshmise se Kulicajt dhe Vocajt. Debatet nisën kur nisi të dëshmojë oficeri i Gardës, Ylli.M, i cili u përmend nga dëshmitari i mbrojtur Arben Ndoka, i cili me pas u ndalua ne sallen e gjyqit per deshmi te rreme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here