Home Aktualitet Elivar Golemi do të gjykohet në një proces të veçantë gjyqësor

Elivar Golemi do të gjykohet në një proces të veçantë gjyqësor

555
0

elivar-golemiIsh-inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë, Elivar Golemi do të gjykohet në një proces të veçantë gjyqësor, të ndarë nga 14 të pandehurit e tjerë në lidhje me skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në BSH.

Kërkesa e Golemit për ndarje të çështjes është pranuar sot nga Gjykata e Tiranës ku zhvillohet procesi ndaj 15 punonjësve të institucionit më të lartë financiar, Bankës së Shqipërisë.

Sakaq, gjykata rrëzoi kërkesën Bashkim Xhilagës për heqjen e masës së sigurisë « arrest me burg », ndërsa u pranua kërkesa e 10 të pandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar.

Prokurori i çështjes, Ramadan Troci tha se nga provat dhe faktet e deritanishme rezulton se Dorian Collaku, ish-drejtor i Emisionit të Parasë në thesarin e Shtetit dhe 9 të pandehurit e tij për të cilët u pranua gjykimi i shkurtuar, kanë shpërdoruar detyrën cka ka favorizuar dhe vjedhjen e parave.

“Nëse do të kishin respektuar ligjin”, mësohet të ketë thënë Troci në seancë, “vjedhja do të ishte ndaluar që në vitin 2012”.

Seanca e radhës gjyqësore për vjedhjen e thesarit do të zhvillohet më 11 dhjetor ku pritet që organi i Akuzës të dalë me konkluzionet.

Për skandalin e Bankës së Shqipërisë ku u vodhën 713 milionë lekë, Prokuroria mori të pandehur 19 persona. Hetimet mbeten ende të hapura për 4 prej tyre ku bëjnë pjesë ish-Guvernatori Adrian Fullani, ish përgjegjësi arkës stok Ardian Bitraj, kolegia e tij Mimoza Bruzia si dhe nipi i Ardian Bitrjat, Klevis Bejtia.

Te pandehurit
Elivar Golemi
Dorian Çollaku
Petrit Ramohitaj
Bashkim Xhilaga
Lavdim Cani
Myzejen Belba
Liljana Kola(Tusha
Dhimitër Davidhi
Gentian Jahja
Bahri Allushi
Ilir Dedja
Fatbardha Gurthi
Emiljano Lamçe
Mehdi Marku
Mehdi Molla

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here