Më 5 shtator Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare do të hapë ofertat për licensën e dytë 3G në Shqipëri. 12,5 mln euro është cmimi minimal që do të kërkohet, ndërkohë që licenca e dytë 3G pritet të vihet në funksionim brenda këtij viti.
“Është bërë njoftimi në mediat vendase dhe të huaja për hapjen e garës e cila parashikon që në datën 5 shtator të këtij viti do të hapen ofertat e kandidatëve të mundshëm. Ajo që mund të themi është se termat e kësaj gare janë të njejta me ato të garës së zhvilluar më parë nga AKEP-i për dhënien e autorizimit të parë individual, për dhënien e frekuencave që mundësojnë ofrimin e shërbimit 3G dhe një cmim i cili është konsideruar cmimi minimal është përsëri 12.5 mln euro, nën këtë cmim cdo ofertë është e papranueshme. Sipas parashikimieve që kemi bërë krijohet mundësia proceduriale që fituesi i kësaj gare të ofrojë shërbimet brenda këtij viti”, u shpreh Këshilltar Ligjor i AKEP Rudolf Papa.
Drejtuesit e AKEP shpjegojnë se vënia në funksionim e licencës së dytë 3G do të rrisë konkurencën në tregun shqiptar të telekomunikacioneve duke sjellë përfitime për qytetarët.
“Në termat e konkurencës tashmë do të ketë edhe një operator tjetër i cili do të mundësojë ofrimin e këtij shërbimi, pra përdoruesit do kënë mundësi përzgjedhjeje, ndërkohë që vetë operatorët do të futen në një garë për të mundësuar ofrimin e shërbimeve me cmime sa më të ulëta dhe me cilësi sa më të lartë. Dihet që shërbimet 3G janë shërbime elitare që kanë të bëjnë me rritjen e kapacitetit të transmetimit të të dhënave”, shtoi Papa.
Gara për ofertën e dytë 3 G vjen pa u mbushur akoma një vit nga dhënia e licensës së parë, që u fitua nga Vodafon Albania, me një ofertë prej 31,4 mln eurosh.