Home Politike Emerohet kryetari i Gjykates Kushtetuese nga presidenti Topi

Emerohet kryetari i Gjykates Kushtetuese nga presidenti Topi

676
0
TIRANE- Presidenti i Republikës Bamir Topi emëron kryetarin e Gjykatës Kushtetuese. Lajmi u konfirmua sot paradite nga këshilltari juridik i Presidentit Zoti Spiro Peci. Në një prononcim të shkurtër për shtyp nga Presidenca, zoti Peci tha sot paradite se “për këtë emërim presidenti ka marrë dhe pëlqimin e vetë anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”.
Zoti Peci nuk bëri të ditur emrin e kryetarit, por mësohet se emri i tij do të bëhet publik para se presidenti të niset drejt SHBA-së ku do të marrë pjesë në Sesionin e 65- të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Këshilltari juridik sqaroi sot se “presidenti gjatë gjithë kësaj kohe ka respektuar Kushtetutën, duke e vlëruar si si një proces të rëndësishëm dhe me serioizitet maksimal“
Prej disa muajsh Partia Demokratike sulmon Presidentin me akuzën se ka shkelur Kushtetutën me mos emërimin e kryetarit, vendim që duhej të ishte bërë që prej datës 4 qershor, kur dhe kryetarit Vladimir Kristo i përfundoi mandati ligjor.
Një ditë më parë Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli përsëriti akuzën ndaj Presidentit të Republikës, Bamir Topi se prej 4 muajsh po shkel sipas saj Kushtetutën e Republikës, lidhur me zgjedhjen e kreut të Gjykatës Kushtetuese. Madje shprehu gadishmërinë e maxhorancës për të mbledhur në seancë të jashtëzakonshme parlamentin, po të vinte emri i kryetarit të gjykatës Kushtetuese.
Emërimi i kryetarit të Gjyjkatës Kushtetuese vjen në një kohë kur Kuvendi ende nuk ka votuar emrat 4 anëtarët të rinj të Gjykatës Kushtetuese, të cilët u dekretuan nga presidenti Topi më 6 shtator.  Sipas rregullores së re të Kuvendit këto kandidatura do të shqyrtohen brenda një periudhe 8-javore.
Edlira Jorgaqi, Fatmir Hoxha, Artan Hoxha dhe Ardian Leka janë emrat e gjyqtarëve të cilët janë dekretuar nga presidenti dhe do të kalojnë për diskutim dhe më pas votim në Kuvend.
Peci përsëriti se vonesa e emërimit të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese kanë ardhur kanë ardhur si pasojë e burokracive të parlamentit dhe jo për faj të Presidentit.
Gjykata Kushtetuese sipas ligjit themeltar të shtetit, përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit. Gjyqtarët emërohen për 9 vjet, pa të drejtë riemërimi, nga radhët e juristëve me kualifikim të lartë dhe me përvojë pune jo më pak se 15 vjet në profesion.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here