Makina është bllokuar si e trafikuar në 14 tetor 2010. Ka targën CY 520 CW me numër shasie WP1ZZZ9PZ6LA54164. Kreu i Gardës, jo vetëm lëviz me të, por i ka mbivendosur edhe target e një BMW-je, duke konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumentave. “Shekulli” e ka ndjekur dhe fotografuar kreun e Gardës gjatë lëvizjeve të tij me këtë makinë në Tiranë.
Kreu i Gardës së Republikës, lëviz me një makinë të vjedhur. Madje, jo vetëm kaq, por ka kryer edhe një falsifikim, duke i mbivendosur kësaj makine një palë targa Tirane që nuk janë të sajat.
E vështirë të kuptosh pse i duhet një Komandanti Garde një makinë luksoze Porche Cayene, si ato që mbajnë “çunat e Bllokut”. Ndoshta zyrtari i lartë ushtarak, është ndikuar nga “moda e ministrave” që kanë thuajse të gjithë vetëm makina luksi në përdorim, por kjo nuk është kryesorja.
Kjo makinë që shihni në foto (fotografia eshte bere ndersa z.Prendi dilte me të nga territori i Gardes, ngjitur me Pallatin e Brogadave) është bllokuar në 14 tetor 2010 nga ana e Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe u shoqërua në Drejtorinë e Policisë. Porschi në fjalë ka targën CY 520 CW me numër shasie WP1ZZZ9PZ6LA54164. Mjeti është dyshuar si i trafikuar dhe është bërë vendimi për kryerjen e ekspertimit teknik të shasisë. Pas kontrollit është konstatuar se mjeti kishte ndërhyrje në numrin e shasisë.
Megjithëse duhej të qëndronte në Rezervat e Shtetit, derisa pronarit, ti jepej vendim përfundimtar mbi dyshimet për makinën, mjeti është marrë prej aty fillimisht nga shefi i kabinetit te Ministrit të Brendshem dhe me pas nga Komandanti i Gardes i cili u ka shkuar edhe me thellë shkeljeve.. I ka vendosur në vend të targave të huaja, targa te nje makine BMW të Gardes, duke konsumuar edhe veprën penale të falsifikimit të dokumentave zyrtare.
Ironike është që me këtë makinë z.Prendi është paraqitur edhe në Prokurori kur u egzekutua urdhër-ndalimi për vrasjet e 21 janarit. Sfida ndaj ligjit, ka vijuar edhe me refuzimin e një kërkese të prokurorisë për ta dorëzuar makinën.