Home Aktualitet Vetëvritet me armë zjarri ish-kreu i komunës së Vaqarrit

Vetëvritet me armë zjarri ish-kreu i komunës së Vaqarrit

680
0

Vetëvritet me armë zjarri shtetasi Skënder Drita, ish-kryetar i komunës së Vaqarrit në periferi të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta para mesnatës në periferi të Tiranës, ku sipas policisë, shtetasi Skënder Drita ka qëlluar veten me pistoletë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nuk janë të qarta arsyet që kanë çuar në këtë akt nga ana e 55 vjeçarit por policia ka nisur hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat.

Drita ishte ish-kryetar i Komunës Vaqarr deri në 8 Maj të këtij viti. Ai rikandidoi për koalicionin e mazhorancës “Aleanca për Qytetarin” në 8 Maj por humbi përballë kandidatit socialist që doli fitues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here