Home Aktualitet Fier, vritet bosi i drogës, sa doli nga burgu

Fier, vritet bosi i drogës, sa doli nga burgu

495
0
Viktima ende ulur në tavolinën ku po pinte kafe në momentin kur u ekzekutua, mbuluar me çarçaf

Vritet në Fier Lulzim Heqimi, një 45 vjeçar, i dënuar për trafik ndërkombëtar droge, babai i dy fëmijëve, i sapodalë nga burgu dhe antar i një prej familjeve më të njohura dhe të përfolura të qytetit të Fierit.

Ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:20 në në lagjen Liri në një lokal “Eurolloto” rreth 100 metra nga apartamenti ku jetonte Heqimi. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje mësohet se Heqimi ka qenë i vetëm duke pirë kafe ndërsa killeri kishte shkuar në lokal përpara tij dhe po e priste.

Porsa Heqimi është ulur, killeri e ka goditur me një plumb pas koke. Autori më pas është larguar duke hipur në një automjet që është larguar me shpejtësi. Policia tha se është duke hetuar për kapjen e autorëve por duket se pistat janë të larmishme pasi në 20 vitet e fundit familja Heqimi ka akumuluar një numër të madh rivalësh për shkak të hasmërive.

Previous articleMikrovala dëmton gjakun, sistemin tretës dhe imunitetin
Next articleTek Arbën Xhaferi rrinin tok intelektuali dhe patrioti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here