Home Aktualitet “Kinostudio”, merr fund problemetika e ujit

“Kinostudio”, merr fund problemetika e ujit

222
0

hqdefaultRreth 5.000 banorë në zonën e Kinostudios nuk do të kenë më probleme të furnizimit me ujin e pijshëm, pas ndërhyrjes që Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës ka bërë në rrjetin e ujësjellësit, duke e ndërruar plotësisht atë për shkak të amortizimit që kishte pësuar ndër vite.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falënderoi qytetarët, që iu përgjigjen thirrjes së Ujësjellësit për të paguar faturat e ujit, duke marrë si përgjigje investime konkrete nga ana e UKT-së.

“Falënderoj qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes së Ujësjellësit për të paguar faturat dhe likujduar borxhet. Kjo është e vetmja mënyrë, sesi këto pagesa i përkthejmë në investime. Për 5.000 banorë të rrugës ‘Kahreman Ylli’, një pjesë të madhe të bllokut të ri të banesave në Kinostudio, shtojmë furnizimin me ujë, kalojmë nga tubat e gizës dhe çelikut, që kishin 50 vite pa u vënë dorë dhe që arnoheshin e saldoheshin çdo vit, në një linjë magjistrale, e cila furnizon me ujë të bollshëm këtë zonë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku kujtoi se, edhe pse kjo ka qenë një verë e thatë, falë gatishmërisë dhe punës së vazhdueshme të Bashkisë dhe UKT-së është bërë e mundur, që banorët të mos vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

Ky rikonstruksion sjell përmirësim të furnizimit me ujë për të gjithë zonën, e cila furnizohet drejtpërdrejt nga ky tubacion magjistral kryesor. Ky projekt është në vazhdën e një sërë investimesh të rëndësishme që janë kryer gjatë këtij viti, të cilat kanë dyfishuar kohën e furnizimit me ujë të banorëve të kryeqytetit, nga 6 në 12 orë në ditë.

Previous article“UMSh”: Jo arrestime pa u provuar fajesia e mjekeve
Next articleTwitter ndryshon nga neser

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here