Home Aktualitet Elvis Roshi: Ju kërkoj ndjesë për stresin e shkaktuar

Elvis Roshi: Ju kërkoj ndjesë për stresin e shkaktuar

596
0

Pas prononcimit zyrtar të Policisë së Shtetit, e cila deklaroi se ekzaminimi mjekoligjor ka konstatuar se 28-vjecarja Griselda Roshi nuk ka qënë asnjëherë shtatzanë dhe pas rrëfimit të vetë 28-vjecares pasditen e sotme në Prokurori se e gjithë historia e rrëmbimit dhe e shtazanisë ka qenë një sajesë nga ana e saj, bashkëshorti i saj, kreu i bashkisë së Kavajës ka kërkuar ndjesë publike për gjithë historinë e cila sipas tij shokoi gjithë vendin dhe në fund rezultoi e pavërtetë.

Kryetari i bashkisë së Kavajës Elvis Roshi nëpërmjet një letre të hapur në emër të tij dhe familjes Roshi i ka kërkuar ndjesë mbarë opinionit publik për tronditjen që shkaktoi lajmi i bashkëshortes së tij.
“Në emër të familjes time dhe të afërmve, i kërkoj ndjesë opinionit publik për tmerrin e lajmit të djeshëm që sot rezultoi i pavërtetë.U kërkoj ndjesë bashkëqytetarëve të mi Kavajas që ndanë me mua dhe familjen orët e mia më të vështira të jetës. U kërkoj ndjesë të vecantë miqve të Partisë Socialiste që nuk u kursyen në solidaritetin me familjen time”,- thuhet në letrën e Roshit drejtuar pulikut.

Ndërkohë Roshi ka falenderuar gjithë instancat të cilat u angazhuan në zbardhjen sa më të shpejtë të vërtetës si dhe median për punën e tyre.
“Falenderoj prokurorinë dhe mjekët e përfshirë në zbardhjen e ngjarjes. Ata bënë gjithcka me shpejtësi, profesionalizëm dhe mirësjellje njerëzore. U kërkoj ndjesë edhe atyre për gjithë atë stres. Falenderoj edhe median për vëmendjen e vecantë.”,- vijon letrën e tij kreu i bashkisë së Kavajës.

Roshi duke mbyllur letrën e tij shprehet se cdo njeri mund ta kuptojë gjendjen e vështirë në të cilën ai ndodhet. Ndërkohë që ka theksuar faktin se ndjehet borxhli ngaj qytetarëve të Kavajës.
“E vetmja gjë që premtoj me bindjen më të thellë është angazhimi im maksimal për t’u shërbyer qytetarëve kavajas dhe qytetit tim, me të cilin ndjehem sot në një borxh edhe më të madh”,- përfundon letra e kreut të bashkisë së Kavajës Elvis Roshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here