Edhe ai në një linjë me dy ish-trajnerët e Kombëtares shqiptare, Neptun Bajko dhe Astrit Hafizi. Bëhet fjalë për ish-kapitenin kuqezi, Rudi Vata, i cili ka ndërhyrë në debatin që hapi së fundmi një deklaratë e teknikut të përfaqësueses, Xhani de Biazi, gjatë një interviste për “Panorama Sport”. Sipas këtij të fundit, lojtarët e Kombëtares, në rastin konkret Emiljano Vila, gabojnë nëse kthehen në kampionatin shqiptar. Por, kjo gjë hasi në kundërshtimin e klubit Partizani, tifozëve të tij dhe disa analistëve në vend. Sakaq, i intervistuar nga gazeta, Vata thekson se është paradoks t’i kërkosh trajnerit të Kombëtares që lojtarët e tij të mos luajnë në një kampionat të fortë, por në këtë shqiptar, i zhytur sipas shkodranit në mediokritet.
Një deklaratë e De Biazit në lidhje me kthimin e Emiljano Vilës në Superiore ka ndezur një debat, ju si ishkapiten i Kombëtares, trajner, por edhe menaxher, si e gjykoni?
Trajneri Xhani de Biazi ka thënë një të vërtetë të stërmadhe. Ka thënë një realitet të cilin ne e jetojmë për çdo ditë, por si shqiptarë që jemi dhe me një kryenaltësi edhe kur nuk kemi bërë asgjë, nuk e marrim për bazë, ose e interpretojmë ndryshe, ashtu sikundër neve na pëlqen. Është një realitet që vret, por që duhet pranuar.
Në ç’kuptim?
E lexova me shumë vëmendje intervistën, reagimet e mëspasme dhe komentin e De Biazit, i cili sipas meje nuk duhej të kishte kërkuar as të falur, përderisa nuk kishte asnjë arsye normale për ta bërë një gjë të tillë. Ai kishte thënë një të vërtetë dhe për atë gjë duhej përshëndetur. Si mendoni juve, se lojtarët e Kombëtares ose jo po vdesin që të vijnë në kampionatin shqiptar?! Jo ore zotëri, jo! Kthimi në Superiore, në një kampionat që prodhon vetëm dhunë, dyshime për shitje ndeshjesh, me një infrastrukturë shumë të dobët, ndoshta më e dobëta në Europë, është realisht kthim prapa.
Pra, edhe ju thoni që Vila ka bërë gabim që është kthyer në Superiore?
Më falni, me të vërtetë ju mendoni të kundërtën?! Po pyeteni një herë Vilën vetë sesa i kënaqur është që ka lënë kampionatin grek, një ndër 10-15 më të mirët në Europë dhe ka ardhur në Shqipëri? Lojtari është kthyer pasi nuk ka mundur që të gjejë një skuadër jashtë. Iu mbarua karburanti dhe tani u kthye në bazë, dhe kjo gjë është hipokrizi nëse merret në një kontekst tjetër.
Po thoni që reagimi i klubit të Partizanit dhe jo vetëm nuk është koherent?
Po them se te Partizani janë marrë kot me De Biazin, pasi nuk ka trajner në botë që nuk dëshiron që lojtarët e tij të luajnë në skuadrat më të mira. Në këtë kontekst, De Biazi sigurisht që do kërkojë që lojtarët e Kombëtares që ai drejton, nëse është e mundur, të luajnë jashtë Shqipërisë. De Biazi është trajner i Kombëtares dhe mendon për atë skuadër, nuk është trajner i Partizanit që ta ngushtojë rrezen e tij të shikimit. Këtë gjë duhet ta kuptojnë edhe tifozët. Lexova se Partizani është klub me histori dhe traditë, etj. etj. ndaj Vila ka bërë mirë që ka firmosur aty. Vllaznia, Tirana, Flamurtari janë klube me histori dhe traditë, ndërsa Partizani është një skuadër që e krijoi Beqir Balluku me shokë dhe për më shumë se 20 vjet nuk ka treguar asgjë nga ajo histori që gjoja pretendojnë. Kjo është e vërteta.
Dakord, po ç’të keqe ka në këtë mes që, sikundër kanë bërë drejtuesit e Partizanit, në fakt kanë mbrojtur interesat e tyre…
Në rregull, por jo duke kritikuar trajnerin e Kombëtares, për një gjë që në gjykimin tim nuk kishte asgjë, absolutisht asgjë që nuk qëndron. Madje, në gjykimin tim, Vila, duke qenë një lojtar i Kombëtares do duhej, nëse nuk e ka bërë, të ishte konsultuar më parë edhe me De Biazin, para se të kthehej në Shqipëri, dhe pak rëndësi ka skuadra.
Dakord, por edhe Curri, Bakaj, Bulku janë kthyer në Shqipëri…
E njëjta gjë edhe për ata. Përjashtim mund të bëjë në këtë mes vetëm Bulku, pasi është në fund të karrierës së tij dhe gjykoj se është krejt normale për një lojtar, që pasi nuk gjen skuadër tjetër të denjë në një kampionat elitar, të kthehet në vendlindje. Ndërsa Curri dhe Bakaj sigurisht që janë aty ku janë se nuk kanë pasur mundësi të luajnë në një kampionat tjetër ose të gjejnë një klub tjetër jashtë Shqipërisë dhe jo se donin me çdo kusht që të vinin në Superiore dhe të luanin për Tiranën.
Gjithsesi, me kthimin e tyre a mund të themi të paktën që kampionati shqiptar është pasuruar?
Prapë bini në të njëjtin gabim: duhet të kuptojmë se kampionatin nuk e bën të fortë një apo disa lojtarë të Kombëtares, por infrastruktura, infrastruktura dhe vetëm infrastruktura. Ti ke sot klube pa fusha fare ose të mjerueshme. Me stadiume bosh, ose ku dëgjon vetëm sharje në kor dhe ofendime. Me dhunë pa fund dhe dyshime e raporte nga UEFA për trukime ndeshjesh. Këto gjëra duhen rregulluar për të pasur një kampionat serioz dhe të fortë. Ti mund të kesh parà dhe të sjellësh në Shqipëri edhe një kampion bote, por asgjë nuk do ndryshonte, pasi Superiorja është ajo që është me të gjitha këto problematika që ju thashë. Sigurisht që ka pasur lëvizje në këto vitet e fundit, sidomos me nisjen e privatizimit të klubeve, por mbetet ende shumë punë për t’u bërë
LEONARD KARAJ
Tifozët e kuq shpërthejnë ndaj Rudi Vatës
Tifozët e Partizanit kanë shpërthyer në rrjetet sociale ndaj fjalëve të djeshme të thëna nga ish-kapiteni i ekipit kombëtar në “Panorama Sport” rreth Partizanit. Ja disa nga komentet e lëna nga tifozët ndaj fjalëve të Vatës:
Mareglen Kapxhiu – Pema qĂ« ka kokrra goditet dhe i fundit nĂ« radhĂ«n e goditĂ«sve u shtua Rudi Vata. Me tipa si ky mĂ« vjen tĂ« qesh, sepse u rrit, u edukua dhe luajti nĂ« ekipin e sigurimit tĂ« shtetit dhe kurrĂ« pĂ«r qytetin e tij. Shoku antispiun, ke gjetur vendin e gabuar pĂ«r humor. MĂ« mirĂ« shko te “Portokallia” dhe bĂ«hu koleg me Ramadanin tĂ«nd historik, sepse si ish-shkodran humori yt nuk ban.
Tim Budlla – Po çfarĂ« historie ka Vllaznia me Flamurtarin. Pa i ofenduar kĂ«ta tĂ« fundit, po t’i merrni tĂ« dyja bashkĂ«, pĂ«rsĂ«ri nuk bĂ«jnĂ« dot trofetĂ« qĂ« ka fituar Partizoni. MĂ« gjej njĂ« ekip shqiptar, qĂ« ka fituar njĂ« trofe jashtĂ« kufijve tĂ« ShqipĂ«risĂ« more dĂ«shtak. Kur tĂ« folĂ«sh pĂ«r Partizonin matu mirĂ«, se je duke fol pĂ«r njĂ« ekip qĂ« ka trofe mĂ« shumĂ« se mosha jote.
Arjana Alija – QentĂ« le tĂ« lehin, karvani tĂ« ecĂ« pĂ«rpara…
Mirton Ceka – Loro Boriçi, Lin Shllaku, Sabah Bizi, Kolec Kraja, Simon Deda, Ramazan Rragami, Ferit Rragami etj, qĂ« ishin futbollistĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« dhe personalitete mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme se ti, nuk do ishin dakord!
Dritan Doci – Çuna mos u merrni me Vatën. Vata nuk është as shkodran. Partizani është legjendë, që duhet të rikthehet. Për me i mbyll gojën Vatës e llojit të tij duhet punë, jo llafe. Përjetë Me Ty Partizan. RESPEKTE NGA KUKËSI.
Braush Bramo – Po kush është ky person që flet kështu për Partizanin? I them këtij VATRES mos hap llafe për Partizonin se ai ka qenë i vetmi ekip që ka arritur më lart nga të gjithë në Europë. Është klubi më me histori në Shqipëri.
Eduart Albania – Ky Ă«shtĂ« njĂ« nga ata spiunĂ«t qĂ« mori nĂ« qafĂ« yjet e VllaznisĂ« sĂ« ShkodrĂ«s, Lulzim BĂ«rshemi, Ilir Kepa, qĂ« ishin mĂ« tĂ« zotĂ« se ai. Sa pĂ«r historinĂ« mos ia pĂ«rmendi shumĂ« se ai nuk ka asnjĂ« rresht ku shkruhet pĂ«r atĂ«.
Festim Duka – Keqardhje pĂ«r kĂ«tĂ« qĂ« e paska lan truni shpejt. Duhet tĂ« shkojĂ« te mjeku i shkreti.
Altin Xhurxhi – Shko e merr njĂ« drejtim pĂ«r vete, pastaj fol pĂ«r Partizonin. Nuk ia vlen me diskutuar mĂ« gjatĂ«.
Alfred Zerro – Po tĂ« ishte lojtar i madh do e kishte demostruar kur luante, gjĂ« qĂ« nuk ndodhi. As si trajner nuk vlen, pra po provon tĂ« jetĂ« opinionist. Por as kĂ«tĂ« nuk arrin ta bĂ«jĂ« se nuk ka nivel e kjo duket. Lereni nĂ« injorancĂ«n e tij, mos t’i japim rĂ«ndĂ«si.
Nazmi Xhepa – E mira Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« mos merremi fare me kĂ«tĂ« lloj tipi se i rriten vlerat.
Lirsen Liri – Rudi Vata shakator i madh, duhet mĂ« tĂ« çuar te “Portokallia”, por ato kanĂ« njĂ« kusht, qĂ« flokĂ«t duhet t’i kesh si burrat e jo tĂ« lyera me bojĂ« grash. PMTP.
Osman Uku – MĂ« vjen shumĂ« keq qĂ« njĂ« yll futbolli ka kĂ«tĂ« mendim. Po e pat thĂ«nĂ« kĂ«tĂ« Ă«shtĂ« i barabartĂ« me zero.
Dadario Munez – Po normal, si do bĂ«het i gjallĂ« ky, qĂ« ta marrin vesh njerĂ«zit qĂ« ekziston. Normalisht kĂ«ta njerĂ«z tĂ« vegjĂ«l do merren me emra legjendar, si PARTIZANI, qĂ« tĂ« bien nĂ« sy. Njeri amator.
Alvi Kallço – Rud Vata shiko ndeshjet qĂ« ke shitur kur ke luajtur vet. Mos u merr me Partizonin se tĂ« duhen shumĂ« vite tĂ« kuptosh rĂ«ndĂ«sinĂ« e atij emri. TĂ« fala gjyshit Ballist!