Legjenda amerikane e kinemasë është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij. Lajmi është konfirmuar nga Policia në Kaliforni, të cilët pohojnë se Williams vuante në kushtet e një depresion të thellë. Aktori, i cili u nda nga jeta në moshën 63 vjeçare është bërë i njohur për rolet e tij komike në filmat ‘Mrs. Doubtfire’, ‘Good Morning Vietnam’, ‘Dead Poet’s Society’. ‘Hook – Capitan Uncino”. Ndërkohë në vitin 1997 është vlerësuar me çmimin Oskar, si aktori më i mirë protagonist në “Good Will Hunting” me regji të Gus Van Sant dhe me skenar të Matt Damon dhe Ben Affleck.
Bashkëshortja Susan Schneider: Humba burrin tim dhe mikun tim më të mirë
Gruaja e Williams, Susan Schneider e ka përjetuar thellë humbjen e bashkëshortit, e cila u shpreh se “Kam humbur një mik. Humba burrin tim dhe mikun tim më të mirë. Bota ka humbur artistin dhe njeriun më të mirë”
Në pritje të autopsisë
Edhe pse besohet se aktori vdiq nga asfiksia, hetuesit janë duke pritur rezultatet e autopsisë për të pranuar shkakun e vdekjes. Siç raportohet në media, policia pas marrjes së një telefonate, ka shkuar menjëherë në vendngjarje edhe është përpjekur ta kthejë në jetë legjendën e kinemasë me anë të ndihmës së shpejtë. Por përpjekjet kanë rezultuar të kota, duke deklaruar më pas vdekjen e tij.
Si nisi karriera e tij
Robin Williams ka lindur në Çikago, Ilinois më 21 korrik vitin 1951. Williams u bashkua me klubin e dramës në shkollë të mesme dhe u pranua në Shkollën ‘Juilliard’ në Nju Jork, në Akademinë Amerikane të Arteve. Atje, ai u inkurajua nga një mësues për të studiuar më tej për komedi.