Qeveria shqiptare ka ide të qarta për zhvillimin e turizmit gjatë sezonit të ardhshëm. Nga panairi i Londrës, 1 nga më të rëndësishmit në botë, Shqipëria prezantoi objektivat për turizmin në 2018.
“Kemi rakodruar që në Tiranë 3 objektivat e këtij panairi. e para, takimi me turet e operatorëve më të fortë në botë për të shtuar numrin e turistëve, ofrimi i paketës së re fiskale të gjithë investitorëve, që mbështet dhe ndihmon investimet për turzimin elitar në shqipëri. Hotelet me 4 dhe 5 yje do të marrin lehtësira fiskale nga më të mirat në rajon”, thotë ministri Blendi Klosi.
Për ministrin Klosi, politikat në Shqipëri kanë nevojë për përmirësime. Por, ai thotë se qeveria ka strategji konkrete për prezantimin e ofertave turistike të Shqipërisë, madje për herë të parë edhe me një paketë të re.
“Turistë që vijnë nga Azia, Afrika, Amerika të kenë mundësi që ta shikojnë rajonin si një paketë të tërë turistike për të vituar jo vetëm natyrën, bregdetin, por edhe turizmin e aventurës dhe ajo që kemi më shumë se cdo gjë tjetër për të ofruar është trashëgimia kulturore. jemi duke bisdeduar me të gjithë partnerët në rajon për të pasur një ofertë të përbashkët”, deklaron ai.
Paketa e re fiskale do të ofrojë taksë 0 për investitorët e huaj që do të investojnë në turzimin elitar në Shqipëri. Bëhet fjalë për hotelet me 4 dhe 5 yje.