Home Aktualitet Sulmohet faqja e Kryeministrise, thirrje per protesta

Sulmohet faqja e Kryeministrise, thirrje per protesta

646
0

hacker-kryeministriaFaqja kryesore zyrtare e Kryeministrisë sot është sulmuar nga një grup i quajtur “Redanons_AL”, i cili e ka bërë këtë faqe të paklikueshme në versionin zyrtar. Hakersat kanë lënë edhe një peticion politik ku bëjnë thirrje për protesta masive. Në mesazhin e lënë nga hakersat i bëhet apel shoqërisë civile të përfshihet në protesta masive “për një gjykatë më të drejtë dhe kundër opozitës inekzistente”.

“Të protestojmë për një gjykatë më të drejtë. Të protestojmë edhe kundër opozitës inekzistente. Thirrje për t’iu kundër-përgjigjur reformes arsimore. Kthimi i simboleve kombëtare në faqet online. PD po vijon me të njëjtën vijë shkatërruese për vendin. Jo presion për rritjen e çmimit të energjisë. Gjiknuri të bëjë kontrolle në biznese dhe abonentë. Gjiknuri të marrë shembull nga ministri Tahiri. Falenderojmë Prokurorin që arrestoi Fullanin. Prokurori të na kontaktojë, kemi prova për 3 drejtorë”- janë disa nga pikat e mesazhit të lënë nga hakersat.

MESAZHI I PLOTE I “REDANONS_AL” NE FAQEN E KRYEMINISTRISE
Ne mund te na kontaktoni me email ne “astracleascanis@gmail.com” ose mund te na ndiqni ne youtube “RedAnons_AL Justice” dhe Google+ “RedAnons_AL”

I bejme thirrje shoqerise civile te angazhohet ne protesta masive. Te protestojme per rritjen e tarifave. Te protestojme per nje jete me te mire, per nje gjykate me te drejte, per nje mundesi arsimi te barabarte. Te protestojme edhe kunder opozites inkezistente te sotme. Mjaft qendruam me koken poshte. Ata duhet te marrin urdherat nga NE, ata paguhen nga djersa jone. Ata jane sherbetoret tane, e kur nuk binden duhet ti ndeshkojme. Nuk mund te presim 4 vjet qe te “ndeshkohen me vote”. Duhet te veprojme tani, ose e ardhmja jone do te jete shume e erret. PROTESTONI PER VEHTEN TUAJ, PER FEMIJET TUAJ, PER FAMILJARET TUAJ, PER FQINJET TUAJ, PER SHQIPERINE TONE! Le te marrin freret e protestave njerez me moral e oratore te zote qe e ndiejne ate qe do te thone. Hyni ne histori se po ngrini lart zerin e shtypur te shqiptareve te varfer.

Gjithashtu ftojme te rinjte e prinderit e familjaret e tyre ti bashkohen “Levizjes per Universitetin”, te marrin pjese ne debatet e tyre dhe te organizoheni me se miri per tju kunderpergjigjur reformes arsimore. Jo asaj reforme ku u mbyllen ato pseudo universitete, por reformes ku me te vertete cenohen te drejtat tuaja. Protestat e kesaj levizjeje perkojne me fillimin e vitit te ri akademik, mund ti gjeni ne faqen e tyre ne facebook: https://www.facebook.com/pages/P%C3%ABr-Universitetin/651561178215203?sk=timeline

Gjitashtu duam te paraqesim edhe keto 2 verejtje qe lexuam ne nje blog para disa kohesh. Nuk e dime burimin e vertete prandaj nuk po citojme burimin. Gjithsesi mund te kerkoni ne google duke shkruar “Nese dhe une do e hackoja nje faqe qeveritare”. Verejtjet persa i perket faqeve:
1. Kthimi i simboleve kombetare ne faqet qeveritare! Eshte e turpshme qe ne asnjeren faqe qeveritare nuk ndodhet Shqiponja e zeze dykrenare ne fushe te kuqe.
2. Heqja e blogut personal te kryeministrit nga kryeministria.al. Nuk eshte etike qe te behet publicitet personal duke perdore parate tona. Blogun mund ta reklamoje ne menyra te ndryshme.

E pame te nevojshme te vepronim perseri, te pakten te mundohemi te bejme opozite, meqe PD po vazhdon me te njejten vije shkaterruese per vendin. E shkaterroi kur ishte ne pushtet e spo ben asgje per ta ndaluar nga shkaterrimi i metejshem. Nuk degjuam kurre se kjo eshte keq per popullin, por vetem te keqijat qe u behen interesave te partise e interesave personale. Turp per ju e turp 2-fish per popullin qe ju voton.

Ky sulm u be ne kuader te propagandes qeveritare per pseudo-presione per rritjen e cmimit te energjise. Ku doni te na dergoni me gjithe keto rritje cmimesh?! A jeni ne dijeni se vendi me potencialin me te madh energjitik ne rajon ka cmimin me te larte te saj?! A eshte e drejte qe per humbjet ne rrjet te paguajne ata qe kane qene te rregullt me pagesat?! Ftojme ministrin e energjise, Gjiknurin te beje vete kontrolle ne biznese dhe abonente familjare se te gjithe punonjesit jane te korruptuar. Te marre shembullin e ministrit Tahiri qe ben kontrolle personale me aq sa ka mundesi.

Falenderim i vecante shkon per prokurorin qe urdheroi arrestimin e guvernatorit te bankes se Shqiperise. E ftojme qe te na kontaktoje pasi kemi prova qe duhen verifikuar per 3 drejtore. Gjithashtu kerkojme te na kontaktojne personat pergjegjes qe merren me verfikimin e ceshtjeve gjyqesore sepse kemi prova te pakontestueshme per gjyqtare qe kane shkele haptazi ligjin.

Kujdes! Drejtues apo anetare te “Levizjes per Universitetin” nuk na kane kontaktuar dhe as na kane shtyre drejt asaj qe publikuam me siper. Vendosja e linkut dhe cdo gje tjeter ku permendet kjo levizje eshte teresisht nen pergjegjesine tone dhe si pasoje e nismes tone personale. Ju lutem, kemi lexuar shume komente qe na lidhin me pd, ne te gjitha sulmet tona deri ne sulmin e fundit kemi denoncuar dhe kemi akuzuar gjithmone pd. E vertete se mund te paraqesim opinione sic kane ata, por mos harroni se cdo parti ne opozite behet pothuajse e ekstremit te majte, levizje qe ne te vertete jemi ne . Gjithashtu per arsye personale, materiali i paraqitur nuk eshte redaktuar qe te marri nje forme te rregullt. Duam te sqarojme dhe dicka, mos u fyeni nga perdorimi i simboleve komuniste nga ne. Komunizmi nuk ka lidhje me diktaturen e perjetuar ne Shqiperi.

SULMI I FAQEVE ONLINE TE MINISTRIVE
Ky nuk është rasti i parë që faqet zyrtare online të institucioneve qeveritare bien pre e hakersave. në korrik të këtij viti faqet kryesore zyrtare online të ministrive në vend u hakeruan nga një grup i quajtur “Redanons_Al Justice”. Kur klikoje adresat zyrtare të ministrive, në vend te tyre ishte publikuar një version i gjatë dhe një peticion prej 13 pikash nga grupi hakerues. Të hakeruara ishin faqet e ministrisë së Jashtme, Integrimit, Kulturës, Financave, Drejtësisë, Zhvillimit Urban, ministrisë së Ekonomisë, Shendetësisë, Inovacionit, Energjitikës dhe ministrisë për Çështjet Vendore.

Vetëm dy ministri ajo e Mbrojtjes, e Bujqësisë, përfshi dhe Kryeministrinë i kishin shpëtuar hakerimit. Hakeruesit kishin ngritur një seri problemesh duke nisur që nga reforma në arsim e cilësuar prej tyre e papranueshme, moszbatimin e vendimit të qeverisë për IMEIN-n e celularëve, shpërndarjen për njerëzit e varfër të mallrave kontrabandë të sekuestruar nga doganat etj.

Nuk mungonin dhe mesazhet politike si ato për drejtësinë e cila konsiderohej totalisht jashtë kontrollit, dhe një mesazh drejtuar kryeministrit i cili akuzohej se po bën përpjekje për të uzurpuar kompetencat e presidentit. Mes të tjerash hakeruesit kërkonin dhe uljen me 50% të pagës së gjithë deputetëve

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here