Home Bota Vajza e vrare ne France, familjaret: Nuk ishte prostitute

Vajza e vrare ne France, familjaret: Nuk ishte prostitute

723
0

siolvanaVajza e gjetur në një kanal në qytetin e Monpelier në Jug të Francës Silvana Beqiraj, nënë e dy fëmijëve kishte emigruar prej tri vitesh në shtetin francez. Të shtunë u gjet nga policia vendase tërësisht e zhveshur, teksa dyshohet se viktima ka ushtruar prostitucion.

Pikërisht kjo deklaratë e policisë ka irrituar familjarët , të cilët nuk pranojnë se Silvana ishte prostitutë, por sipas tyre, ajo kujdesej për një të moshuar.

“Ne nuk kemi dëgjuar asnjëherë se Silvana bënte punë të tilla. Ne dimë që ajo ka punuar si kujdestare për një grua plakë. Kujdesej e i shërbente asaj. Këtë punë dimë që ka bërë në Francë’’, tregon një prej familjarëve.

E afërmja e Silvanës rrëfen për gazetën “Panorama” jetën e 30 vjeçares.

“Silva u martua kur ishte 20 vjeçe me një djalë nga Vlora me të cilin ka dy fëmijë, djalin 11 vjeç dhe vajzën 7 vjeçe. Por, u nda para pesë vitesh se nuk ishte burrë i hajrit. Silva jetoi tek prindërit e vet bashkë me fëmijët dhe mundohej për rritjen e tyre. Më vonë u lidh me një djalë nga Ballshi që jetonte në Fier. Por atë djalin e vranë këtu në mes të fshatit. Bëri sherr me disa djem dhe njëri prej tyre e qëlloi. Kjo ndodhi gati 3 vjet e gjysmë më parë, dhe prandaj Silva iku nga Shqipëria. Iku në Francë për të punuar. E shikonim që ishte mirë dhe jetonte mirë. Vinte shpesh këtu. Dhe fëmijëve u kishte premtuar se do të vinte në shtator.Por, shtatori erdhi dhe ajo nuk do të vijë më gjallë…” shprehet e afërmja.

Familjarët e viktimës tregojnë se kjo fatkeqësi po shoqërohet edhe me problem financiare, pasi duhen 10 mijë euro për ta sjellë kufomën në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here