Home Kulture Shqiperia dhe Kosova drejt unifikimit te dosjeve

Shqiperia dhe Kosova drejt unifikimit te dosjeve

798
0

Arkivat e Shqipërisë dhe Kosovës po shkojnë drejt unifikimit të procedurave, themelimit të revistës së përbashkët dhe krijimit të Shoqatës Mbarëkombëtare të Arkivistëve Shqiptarë. Por ende nuk ka një projekt të madh digjitalizimi midis trevave shqipfolëse, për t’i dhënë mundësinë çdo studiuesi për qasje në to. Të premten u mbajt Konferenca e Parë, organizuar nga arkivat e të dy shteteve.

“Kam kënaqësinë që të lançoj 3 nisma të përbashkëta me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, që ka të bëjë me botimin e revistës së përbashkët “Arkivore”; unifikimin e procedurave në Arkivistikë; si dhe themelimin në shumë pak ditë të Shoqatës Mbarëkombëtare të Arkivistëve Shqiptarë”, tha Ardit Bido, drejtor i Arkivit Qëndror Shtetëror.

Për kryetarin e Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Ramë Manaj, një bashkëpunim i tillë është e një rëndësie të veçantë.

“Në kuadër të spektrit të veprimtarive të rëndësishme dhe me dobi shoqërore, veprimtari që cilësohet e rëndësisë së veçantë, në vazhdimësi po avancon dhe merr fletëmarrjen e saj të merituar për të qenë në funksion të misionit të saj tejet të rëndësishëm”, tha Ramë Manaj.

“Nga pikëpamja profesionale mendoj që ju, arkivistët, arkivi, jeni buka e historianit”, tha Valentina Duka, dekane e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në Universitetin e Tiranës.

“Përfitoj nga rasti të përgëzoj nismëtarët e kësaj nisme, e cila i bashkon arkivistët shqiptarë andej dhe këtej kufirit, e gjithashtu i jep një mundësi më të madhe edhe Muzeut Historik Kombëtar”, deklaroi Dorian Koçi, drejtori i Muzeut Kombëtar.

Në konferencë u mbajtën 30 kumtesa nga arkivistë shqiptarë dhe u shpërndanë certifikata trajnimi për disa arkivistë të rinj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here