Home Aktualitet Fleckenstein: Javen tjeter presim miratimin e reformes ne drejtesi

Fleckenstein: Javen tjeter presim miratimin e reformes ne drejtesi

606
0

1463570505fleckRaportuesi i Shqipërisë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, në një takim me pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, ka folur në lidhje me sfidat e vendit tonë drejt BE-së.

Në qendër të diskutimit ka qenë reforma në drejtësi, ku Fleckenstein është shprehur se “ne e duam Shqipërinë në BE, por kusht mbetet reforma në drejtesi, ku pritet që javën tjetër të miratohet.”

“Reforma në drejtësi për mua e gjithë kolegët është reforma më e rëndësishme. Vetëm nëse kemi gjyqtarë të drejtë e të paanshëm do të kemi drejtësi. Kemi kontaktuar në gjithë partitë dhe na është thënë se javën tjetër kjo reformë do të miratohet. Është shumë e rëndesishme që reforma në drejtësi të jetë e miratuar brenda 6 javësh, pasi vetëm atëherë mund të fillojë marrëveshja për futjen e Shqipërisë në BE”, tha Fleckenstein.

I pyetur nëse kjo reformë ka kundërshtarë, Fleckenstein është përgjigjur se partitë poltike janë shprehur pro reformës. “Ka individë që nuk e duan këtë reformë, por pas 6 javësh do e kuptoni nëse vendi drejtohet vërtet nga partitë politike apo individët”, shtoi Fleckenstein.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here