Home Ekonomi FMN, paralajmëron rrezikun e infektimit të Eurozonës

FMN, paralajmëron rrezikun e infektimit të Eurozonës

708
0

Fondi Monetar Ndërkombëtar paralajmëron rrezikun e një infektimi të vendeve të tjera të Eurozones, duke parashikuar pas Greqisë, rrezik për Irlandën, Portugalinë, por edhe për vende si Italia dhe Belgjika.

Vendet me probleme të borxhit duhet të ndërmarrin reforma të rrepta, për të parandaluar përhapjen e krizës, deklaron FMN.

Organizata globale për stabilitetin financiar i ka kërkuar edhe Bankës Qendrore Europiane të mos rrisë më normat e interesit.
Vendeve anëtare të bllokut nga ana tjetër, i bëhet thirrje të forcojnë bankat që kanë nevojë për më shumë likuiditet, për të shmangur një tjetër krizë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here