Home Aktualitet Gjirokastër, sekuestrohen 100 kg marijuanë

Gjirokastër, sekuestrohen 100 kg marijuanë

581
0

Policia rrugore e Gjirokastrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare në këtë qytet kanë sekuestruar rreth 100 kilogram marijuanë ndërsa kane shpallur në kërkim transportuesin e saj. Ky i fundit ngjalli dyshimet e forcave policore kur nuk ndaloi në postobllokun e ngritur në afërsi të fshatit Jorgucat. Efektivët e Policisë u vunë në ndjekje të automjetit, të cilin e gjetën të braktisur disa kilometra më tej dhe brenda tij cantat me drogë.

Nga hetimet e para ka rezultuar se lënda narkotike ka dalë nga fshati Lazarat me destinacion Sarandën e më pas Greqinë. Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara është bërë identifikimi i autorit i cili është nga fshati Lazarat, ndërsa po punohet per kapjen e tij

Gjirokastër, sekuestrohen 100 kg marijuanë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here