Home Politike Vangjel Tavo lë PS-në për LSI-në. “Në LSI për të mbetur socialist

Vangjel Tavo lë PS-në për LSI-në. “Në LSI për të mbetur socialist

1739
0

Pas hamendesimeve dhe dilemave te diteve te fundit, Vangjel Tavo vendos. Ai do te jete deputeti i LSI. Tavo tha zgjodhi LSI per te mbetur sic kishte deklaruar socialist. “Për të mbrojtur interesat e elektoratit tim, vendosa që t’i bashkohem grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në krah të shokëve të mi të vjetër në këtë parti, kryetarit të saj, z. Ilir Meta dhe Luan Rama, duke mbrojtur idetë e mia të majta, dinjitetin dhe integritetin tim si deputet në Parlamentin shqiptar, dhe duke qëndruar për gjithë jetën socialist” tha Tavo.

Per te treguar mikpritjen ne LSI ka qene vete kreu ilir meta qe i ka uruar tavos mireseardhjen ne forcen e tij politike. “Falënderoj z. Tavo për zgjedhjen që ai ka bërë. Jam i bindur që kjo është një zgjedhje e drejtë, është një zgjedhje e mirëpritur nga ana jonë dhe është një zgjedhje që do të bëjë të mundur, edhe njëherë tjetër, rritjen e angazhimit të përbashkët për të mbrojtur ato vlera, ato principe që na kanë bashkuar prej kohësh” tha Meta.

Vangjel Tavo ben kete kalim te partia e ilir metes, duke kapercyer gjithashtu nga deputet i opozites ne mazhorance, duke i shtuar kesaj te fundit nje vote ne parlament,e cila kishte humbur dy te tilla pas shkeputjes se Paulin Sterkajt dhe Dritan Priftit nga rradhet e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here