Që në fëmijëri është aktivizuar me festivalet e fëmijëve. Ka përfunduar me notat më të larta e me një talent të madh Liceun Artistik për kanto, ndërkohë ka fituar dhe dy çmime të para te “zërat e rinj”. Ka përfunduar me notat maksimale Akademinë e Arteve për Kanto ne Tiranë dhe ka realizuar koncerte me Akademinë e Arteve në Francë. Ka studiuar në Konservatorin e muzikës së qytetit të Cagliari-t në Itali, po ashtu për Kanto dhe ka qenë pedagoge në shkollën “Non solo musica” pikërisht në degën që ka studiuar. Ka realizuar tri albume dhe disa videoklipe. Ajo është këngëtare e muzikës popullore.
Sigurisht, përveç kësaj pune, ka edhe një pasion të veçantë, dhe nuk bëhet fjalë më për art, por për… sport. Dhe çfarë sporti do të thoni ju!? Merr çiften dhe del për gjah…
Nuk na kishte ndodhur më parë që të takonim një vajzë që të kishte pasion gjuetinë. Sapo dëgjuam për të, kërkuam ta takonim e të zbulonim më shumë rreth këtij pasioni të veçantë, që ajo e ushtron pa droje. Për shumë është një emër i njohur i muzikës popullore shqiptare, por ka dhe nga ata që nuk e njohin. Është Mira Janji. Në këtë periudhë ajo është në kohë pauze. Sezoni i gjuetisë hapet më 15 gusht dhe arma e saj e gjahut është e varur në gozhdë për të pritur datën e çeljes zyrtare të tij. Ajo ka thyer një tabu, në mes qindra anëtarëve të Federatës së Gjuetisë, është e vetmja femër, e cila merr pjesë në aktivitete të ndryshme që organizon kjo federatë dhe sigurisht, në sezon gjuetie, merr zagarët e çiften dhe del për gjah. Përveç gjuetisë dhe muzikës, pasion i saj janë fotot e nxehta, të cilat i ka realizuar në një numër të madh, për një sukses akoma më të madh në fushën e muzikës. Me linja perfekte, Mira mund të thuhet se u bën konkurrencë të madhe këngëtareve të skenës…
[portfolio_slideshow id=13221]