Home Aktualitet Djali merr hakun e nënës, nuset ja vrane me vaj te nxehte

Djali merr hakun e nënës, nuset ja vrane me vaj te nxehte

690
0

policiaDjali ka marrë hakun e nënës së tij të vrarë një vit më parë. Uran Skuka, 46 vjeç, është vrasësi i 36 vjeçarit Basir Nikolli, i cili u qëllua dje me armë zjarri afër shtëpisë së tij në Luzni të Dibrës. Skuka është djali i gruas së vrarë nga nuset e saj me vaj të nxehtë në Dibër një vit më parë, ndërsa viktima Nikolli është vëllai i njërës prej nuseve.

Skuka është vetëdorëzuar dje pas mesnate në komisariatin e policisë me një automatik, që dyshohet se është arma me të cilën ai kreu vrasjen.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta nga Spitali Rajonal i Peshkopisë. Sapo është dorëzuar në polici, Uran Skuka ka deklaruar se ka qenë i dehur dhe pa vetëdije. Më pas ai ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Peshkopisë, ku ndodhet në mbikqyrjen e mjekëve dhe nën shoqërinë e forcave të policisë.

36 vjeçari Basir Nikolli nga fshati Luzni i Dibrës u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 11 Shkurtit. Ai është qëlluar me breshëri automatike në ambientet e banesës së tij.

Viktima ishte vëllai i shtetases Hike Skuka, e cila së bashku me kunatën e saj, Xhemile Skuka, një vit më parë vranë vjehrrën e tyre, (nëna e Urim Skukës) Naime Skuka, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Hotesh të Dibrës.

Dy nuset i hodhën vaj të nxehtë në vesh të moshuarës, e cila humbi jetën menjëherë. Më herët policia kishte shoqëruar dy vëllëzërit e Uran Skukes, Edmond dhe Bashkim Skuka. Sipas policisë vrasja dyshohet se ka ndodhur për motive hakmarrje.

Xhemile dhe Hike Skuka pritet që më 19 Shkurt të këtij viti të njihen me vendimin e gjykatës për akuzën me të cilën përballen. Prokuroria e Dibrës ka kërkuar për to, jo më pak se 18 vite burg.

Fillimisht në komisariatin e Peshkopisë janë shoqëruar Edmond dhe Bashkim Skuka, vëllezërit e autorit të krimit, përkatësisht burri i Xhemiles dhe Hikes, si të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.

Viktima Basir Nikolli ishte baba i tre fëmijëve. Bashkëshortja e tij ka qenë aty pranë kur ka ndodhur ngjarja, por nuk ka mundur të identifikojë vrasësin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here