Home Aktualitet Tmerri i rrëmbimit të Griselda Rroshit, dalin detajet tronditëse

Tmerri i rrëmbimit të Griselda Rroshit, dalin detajet tronditëse

574
0

Griselda Rroshi ka qenë duke ecur mbrëmë rreth orës 19:15 në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Shtatzënë, pasi ka pirë një kafe me një mikeshë në një lokal, Griselda i është drejtuar një zone ku qëndrojnë taksi, për të shkuar më pas në shtëpinë e prindërve. Griselda kishte ardhur në Tiranë, pasi ditën e premte priste të lindte e të shtrohej në maternitet.
Teksa ishte duke ecur drejt taksisë, një fuoristradë me xhama të zinj ka ndaluar përpara Griseldës dhe nga makina kanë dalë 3 burra të armatosur që e kanë futur me forcë në makinë. Aty e kanë rrahur, kërcënuar dhe çuar në një vendndodhje tjetër, të parapërgatitur, ku veç tre burrave qenë të pranishëm edhe disa të tjerë, madje edhe gra [mami]. Në ato momente, Griselda është rrahur dhe goditur me tytë kallashnikovi dhe ka humbur ndjenjat. Kur ka riardhur në vete, Griselda mban mend t’i jetë injektuar një serum, dhe disa momente më pas ka lindur.
Për shkak të hemorragjisë i janë ndërruar edhe rrobat dhe në orën 03:45 të 1 qershorit e kanë marrë sërish me fuoristradë dhe e kanë hedhur nga makina rreth 50 metra larg shtëpisë në Kavajë. E gjakosur, e rrahur, Griselda është zvarritur deri në shtëpinë e saj, pa fëmijën e sapolindur që ka mbetur në ambientin ku Griselda është mbajtur për më shumë se 6 orë.
Ende në këto momente nuk dihet as ku është dhe as si është fëmija.
***
Gruaja e kryebashkiakut të ri të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, është rrëmbyer nga persona ende të paidentifikuar mbrëmjen e së martës. Burime nga policia bëjnë të ditur se rrëmbimi u krye nga dy persona pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë.
Nga të dhënat e para rezulton se gruaja ishte shtatzënë dhe se gjatë rrëmbimit ajo është detyruar të lindë edhe fëmijën. Burimet shprehen të rezervuara lidhur me detajet, ndërkohë që dyshohet se ky ka qenë edhe qëllimi i rrëmbimit të saj. Ende nuk është gjetur fëmija, ndërkohë që gruaja u gjet në mëngjes në një kanal. Mbi të është ushtruar dhunë fizike.
Bëhet e ditur se Rroshi ka qenë jashtë shtetit në kohën që ka ndodhur ngjarja dhe është kthyer menjëherë pasi ka mësuar nga të afërmit çfarë i ka ndodhur bashkëshortes. Të dy ata po i nënshtrohen marrjes në pyetje nga policia. Organet e drejtësisë kanë qenë shumë të rezervuara lidhur me këtë ngjarje, duke mos pranuar të japin asnjë detaj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here