Për më shumë se dy orë e gjysëm, rreth 10 gra qëndrojnë në taracën e një pallati në ndërtim duke kërcënuar se do të hidhen prej andej.
Në një linjë telefonike njëra prej grave ka deklaruar se janë të vendosur që qëndrojnë aty se kur të vijë pronari i pallatit dhe t`i ndajë apartamentet që u takojnë.
Sipas saj janë 23 familje të cilat qëndrojnë prej 3 vjetësh me qera ndërsa shton se pronari i pallatit nuk ka respektuar marrëveshjen e nënshkruar me ta për t`u dhënë apartamente në këmbim të tokës. “Do të marrim edhe fëmijët dhe nuk zbresin pa ardhur pronari dhe të na ndajë hyrjet që na takojnë në pallat” thekson më tej gruaja.
Ndërkohë gratë të cilat qëndrojnë të hipura në tarracën e pallatit në ndërtim deklarojnë se pronari i pallatit nuk u njeh kontratat e nënshkruara disa vite më parë. Sipas këtyre kontratave ndërtuesi do të kompensonte shtëpitë e prishura me hyrje apartamenti apo dyqane, në pallatin që do të ndërtohej.