Komisioni i disiplinës në Uefa ka shpallur sot vendimin e marrë në lidhje me incidentin e datës 12 tetor në Xhenova, në ndeshjen mes Italisë dhe Serbisë e vlefshme për EURO 2012. Italia ka marrë një rezultat te paster 3:0. Përfaqësuesja e Serbisë është dënuar më 2 ndeshje me dyer të mbyllura, njera me kusht nese do kete perseritje te problemeve gjate dy viteve te ardhshme.
Italia do të luaje gjithashtu nje ndeshje me dyer te mbyllura nese gjithashtu do te kete perseritje te problemeve.
Pas më shumë se katër orësh diskutime, disiplina ka vendosur edhe një gjobë prej 120 mijë eurosh për Federatën Serbe të Futbollit, si dhe ndalon te gjitha federatat e futbollit tu shesin bileta tifozeve serb. Italia gjithashtu është gjobitur me 100 mijë euro.
Federata Serbe e Futbollit disa dite me pare shprehej se do te kerkonte, përsëritje të ndeshjes më Italinë. Ndeshja u pezullua vetëm 6 minuta pasi kishte filluar për shkak të prishje së rendit në stadium nga tifozët serb. Deklaratën e ka bërë publike kreu i federatës serbe Miroslav Karaxhiç, i cili tha se më 18 tetor do të takohet me shefin e Uefa-s, Mishel Platini si dhe me antëtarët e bordit, dhe do tu kërkojë atyre përsëritjen e ndeshjes. Ndërkaq Uefa vetëm pak kohë pas ndërprerjes së ndeshjes Itali-Serbi i dha fitoren në tavolinë përfaqësues italiane me rezultatin 3:0, ndërsa brenda muajit pritet dhe vendimi i saj final mbi masën e dënimit që pritet të marrë përfaqësuesja serbe.