Home Aktualitet Rruget pergjaken perseri nga aksidentet, 2 të vdekur, 9 të plagosur

Rruget pergjaken perseri nga aksidentet, 2 të vdekur, 9 të plagosur

510
0

Pasditja e së djelës është shoqëruar me një numër të madh aksidentesh në disa prej rrugëve të vendit, nga të cilët dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur. Në orët e mesditës një aksident me pasojë plagosjen e një polici u shënua në Shkodër, ndërsa në Korccë ndodhi një tjetër aksident me pasojë plagosjen e tre personave, në zonën e Zëmblakut.

DY TE VDEKUR NE FUSHE – KRUJE – MILOT
Një aksident i rëndë ka ndodhur në pasditen e djeshme në superstradën Laç – Fushë Krujë ku kanë humbur jetën 2 persona dhe 4 të tjerë janë plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e Mamurrasit kur një automjet tip Toyota me targa KR 7440 A që drejtohej nga Bashkim Farruku 56 vjeç u përplas me një BMV me targa AA 858 FR që drejtohej nga Ardite Kurrizi 38 vjeç nga Elbasani. Përplasja mes mjeteve ka qenë tepër e fortë e për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i BMV-së Ardit Kurrizi dhe Muharrem Farruku 77 vjeç i cili ishte pasagjer në mjetin tip Toyota. Ndërsa, më shumë se 45 minuta më parë 4 persona u plagosën në aksin Shkodër – Velipojë. Pushuesit të cilën ktheheshin nga plazhi janë përplasur me automjetin e tyre duke rënduar bilancin e dëmeve si pasojë e aksidenteve rrugore në këtë sezon pushimesh.

TRAFIK NË TIRANË – DURRËS
Ndërkohë, përfundimi i pushimeve për disa qytetarë dhe fillimi I tyre për disa të tjerë më 15 korrik ka sjellë fluks lëvizjesh në autostradën Tiranë – Durrës, urë lidhëse mes Shqipërisë së Mesme dhe Jugut të saj. Në vecanti gjatë orëve të pasdites është verejtur një trafik i rënduar, sidomos për të gjithë ata që ktheheshin në Tiranë nga pushimet në zonat jugore të vendit. Për këtë arsye udhëtimi nga zona e Golemit drejt kryeqytetit ka zgjatur për afro 2 orë, nga 30 minuta, aq sa është edhe koha mesatare e këtij udhëtimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here