Kryeministri Edi Rama u ka dedikuar sot një urim fëmijëve me rastin e festës së 1 Qershorit. Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, kreu i qeverisë uron fëmijët me disa pamje nga projektet e Rilindjes Urbane në mbarë vendin.
Sipas tij, fëmijët janë arsyeja e madhe për të vijuar beteja për Shqipërinë e së ardhmes.
MESAZHI I RAMËS
MIRËMËNGJES 😀
dhe gëzuar 1 Qershorin me këto pamje të mrekullueshme të vendit tonë, si edhe pjesëza të transformimeve të Rilindjes Urbane, të përcjella nga vetë fëmijët që janë dhe arsyeja jonë më e madhe për të vazhduar betejën #PërShqipërinëQëDuam 🇦🇱 🇪🇺 me #Shtet 💪 #Punë 👍 #Mirëqenie 😀