Home Aktualitet Durres, arrestohen 4 persona per ushtrim prostitucioni

Durres, arrestohen 4 persona per ushtrim prostitucioni

635
0

Operacioni i koduar” Bujtina” ka vene ne pranga 4 persona, dy tutorë, nje shtetase qe shfrytezohej si prostitute dhe nje klient qe u kap mat me te teksa ishin ne hotel.

Policia e Durresit njofton se dy pronarë lokali punësonin femra si kamariere dhe i shfrytëzonin për prostitucion.

Pas një pune hetimore të specializuar dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– P.B. 66 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, tutor, i dënuar më parë për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
– S.G. 60 vjeçe, banuese në Sukth i Ri, Durrës, tutore;
– B.S. 34 vjeçe, banuese në Durrës, e dënuar më parë për veprën penale “Prostitucion”.
– P.L. 43 vjeç, banues në Rromanat, Durrës, klient.

Arrestimi
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi, nga veprimet hetimore të kryera për rreth 2 muaj rezulton se shtetasit P. B. dhe S.G. në lokalin e tyre, në Sukth, Durrës kishin punësuar femra si kamariere.

Keto femra ata i ndërmjetësonin ato me qëllim për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 2000- 3000 lekë, me klientë të këtij lokali.

Shtetësia B. S. është kapur në flagrancë në një hotel afër lokalit së bashku me shtetasin P.L.

Akuzat

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: • “Shfrytëzim prostitucioni” në bashkëpunim dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, në ngarkim të shtetasve P.B. dhe S.G. parashikuar në nenet 114, 25 dhe 115 të Kodit Penal; •“Prostitucion” në ngarkim të shtetasve B. S. dhe P. L, parashikuar në nenet 113 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here