Teknologjia është një pjesë e rëndësishme tashmë e përditshmërisë tonë, që po zgjeron terren dita-ditës në çdo fushë.
E njëra prej këtyre fushave është edhe kuzhina. Në panairin “Teknologjia për Kuzhinën”, të “Eurokuzhinës” u prezantuan disa risi interesante, ku fjala kyç ishte soba.
Më poshtë disa nga prezantimet më interesante:
WTC Watching Touching – Sobë për gatim. E gjitha me prekje, e thjeshtë dhe praktike për t’u përdorur. Përveç kësaj, në brendësi ka një kamera që mund të kontrollosh nga telefoni inteligjent. Përmes kësaj kamere mund të shihni që nga dhoma e gjumit apo shtrirë në divan nëse ushqimi që ke futur brenda është gati apo jo.
Gaggenau Seria 400 – Sobë e pajisur me një “sirtar” që krijon vakuum duke ndihmuar në përgatitjen e ushqimit më shpejt dhe me më shumë shije.
Electrolux – Është prezantuar me CombiSteam Pro Smart Ove, një sobë tjetër “smart”. Edhe kjo është e pajisur me një kamera të integruar të lidhur me internetin e që vjen me aplikacionin përkatës në telefon. Përmes këtij aplikacioni mund ta kontrollosh në distancë, nga puna, nga një shëtitje apo nga një kafe me miqtë.
Bosch – Ka prezantuar Serinë 8. Një sobë e pajisur me sensorë që “ndjekin” çdo fazë të recetës së gatimit dhe rregullojnë automatikisht furrën, duke e përgatitur atë me nxehtësinë “perfekte”.
Hotpoint – Prezantoi modelin e vet të fundit, të pajisur me një sistem shpërndarje ajri të shumfsihtë, që garanton një shpërndarje të barabartë të nxehtësisë në gjithë sipërfaqen e ushqimit duke shmangur pjesët e djegura apo ato të pabëra.