Home Aktualitet “Lidhja Ogren-Neda reale, koha jashtë shtëpisë do e tregojë”

“Lidhja Ogren-Neda reale, koha jashtë shtëpisë do e tregojë”

2356
0

Lidhja mes Nedës dhe Ogrenit të “Big Brother” është ndër temat më të diskutuara jo vetëm brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri por dhe në ambientet që e ndjekin këtë spektakël. Shpesh flitet se ajo lidhje është në funksion të lojës nga ana e Ogrenit dhe nuk do t’i rezistojë pas daljes jashtë loje. Mirëpo shumë të tjerë mendojnë se kjo është një ndjenjë e pastër e dy njerëzve që duhen vërtetë pavarësisht faktit se janë në një realit-show. Një prej tyre është kunati i Ogrenit, i cili flet në një intervistë për “Tirana Observer” dhe për lojën dhe jetën brenda shtëpisë të Ogrenit. Meland Qirko shprehet se marrëdhënia mes çiftit Ogren-Neda është e pastër dhe këtë do ta tregojë koha. Më tej ai flet dhe për mënyrën se si e ka parë brenda në shtëpi Ogrenin dhe shanset tij që të fitojë lojën. Për Qirkon, Ogreni është vënë në shënjestër të sulmeve për shkak të potencialeve të tij. Foton e dalë së fundmi në internet për një tjetër lidhje të Ogrenit, me finesë Qirko nuk e komenton, por kalon duke thënë se bëhet fjalë për një person që është jashtë dhe duhet kontaktuar personalisht.
Tashmë jemi vetëm 8 ditë nga finalja e spektaklit, mund të bëni në rezyme të asaj që ju vlerësoni se ka dhënë Ogreni brenda shtëpisë së “Big Brother”?
Ogreni na ka falur shumë emocione të forta me lidhjen e tij, dashuri të vërtetë, dhe ka reflektuar vlerat e parimet që çdokush duhet t’i ketë. Fakti që ka qenë disa herë lider në prova zgjuarsie, rezistence, shpejtësie e sportive tregon formimin e tij të gjithanshëm dhe forcën e karakterit te tij.
Ditët e fundit në mënyrë jo dhe aq të rastësishme kanë dalë dy foto të Ogrenit dhe Nedës jashtë shtëpisë me komentin se kanë njerëz të zemrës që i presin jashtë? Cila është e vërteta e fotos së Ogrenit dhe kanë të vërteta komentet për foton?
Këtë duhet të pyesni vetëm Ogrenin apo vajzën në foto.
Po doli gjë më informo, e vlerësoj shumë.
Një pikë që është përfolur shumë gjatë këtij edicioni të “Big Brother” është dhe lidhja mes Ogrenit dhe Nedës, si e shikoni ju këtë lidhje kur për ditë me radhë kunati juaj ka qenë në qendër të vëmendjes me sulme të shumëllojshme?
Nuk e di sesi mund të dyshohet në vërtetësinë e ndjenjës në këtë lidhje. Thellësia e mendimit dhe e ndjenjave të Ogrenit nuk mund të evitonte fazat në të cilat ka kaluar lidhja e tyre. Çdo gjë ka qenë reale, që nga zënkat, pajtimet, emocionet dhe ndjenjat e forta që na kanë reflektuar. Do të ishte joreale nëse do të kalonin gjithmonë mirë e bukur vetëm për hir të lojës dhe ai na e ka vërtetuar tashmë që nuk është kështu.
Situatat e ndërlikuara që lidhen dhe drejtpërdrejt me jetën e Ogrenit nuk kanë qenë vetëm brenda shtëpisë por dhe jashtë saj, ku janë hedhur disa variante rreth jetës së tij, mund të na thoni cilat janë arsyet që të tregojnë gjithë këtë agresivitet ndaj tij?
Personalisht mendoj se çdo gjë është e llogaritur mirë në sulmet jashtë, që nga deklaratat e ndryshme e të cekëta për seksualitetin e tij nga persona të dëshpëruar e të rekrutuar e deri tek kjo e fundit ku në të njëjtën ditë janë publikuar foto të Ogrenit dhe Nedës pikërisht para finales. Këto nuk kanë arsye tjetër përveç se një frikë shumë të madhe e një kompleksimi ndaj personit të tij e avantazheve të tij si një konkurrent i fortë.
Sot është java e fundit që ka eliminime dhe javën tjetër finalja, ju si një familjar i Ogrenit mund të na thoni disa arsye të forta që ai duhet të jetë fitues?
Çdo konkurrent e ka zgjedhur vetë se si të luajë dhe këtë e kemi pare qartë. Loja e Ogrenit ka përfshirë anët pozitive të karakterit të tij, inteligjencën, durimin, koherencën, moralin, ndjenjat e emocione të bukura dhe forcën e karakterit. Mendoj se duhet të fitojë pozitivja si një shembull i mirë i shoqërisë bashkëkohore shqiptare.

Ndodhi ne shtëpinë e “Big Brother Albania”

Dedikime për Ogrenin nga Neda, banorët nuk reagojnë

Banorët qëndrojnë në sallon duke biseduar e ndjekin me vëmendje një histori që u tregon Marieli. Ai u flet për rrezikun ndaj zjarrit e përkatësisht një ngjarje që i ka ndodhur atij me të atin. Marieli tregon se çfarë duhet bërë në këto raste për të evituar rrezikun e si kanë vepruar ata. Ndërkohë Neda ka vendosur që sot të shkruajë nëpër shtëpi 90 herë tog-fjalëshin “Të dua”, meqenëse sot është dita e 90 e qëndrimit në shtëpi. Ajo ia fillon tek krevati i Ogrenit që shkruan me sheqer, më pas në kuzhinë, ku e skicon fjalën me thika. Ogreni shprehet se i përlqen dedikimi me thika, pasi përcjell simbolin që thika te ngulet në zemër, shprehet ai. Ogreni kërkon të dijë nga Neda se sa orë kanë bashkëjetuar e ajo përgjigjet se Ogreni po e pyet për matematikë e jo për ndjenja. Ndërkohë që Neda lë gjurmë nëpër shtëpi, asnjë nga banorët nuk reagon.

Neda: “Në BB, nuk na mungon jeta e jashtme”
Banorët në ditën e djeshme, kanë menduar të drekojnë në oborr dhe teksa hanë, shkëmbejnë biseda për rrugëtimin e tyre në Big Brother. Neda shprehet se tanimë i duket sikur nuk ka jetuar asnjëherë jashtë, e sikur ka qenë gjithë jetën në BB. Ajo miraton mendimin e Mirjetës se kanë filluar të harrojnë dhe personat që kanë jashtë, e Neda shton: “Ka filluar të mos na marrë më malli”. Mirjeta thotë se të gjithë banorët në fillim nuk pushonin së kujtuari familjarët e tyre dhe gjithçka që i lidhte e jetën jashtë, ndërsa tani jo më. Ajo shton se paçka se e ka marrë malli për familjen e saj, me të vërtetë që ekziston shprehja: “Larg syve, larg zemrës”. Ermela shprehet se ato situata që u vinë ndërmend gjatë kohës që janë në BB, rezultojnë të jenë më të rëndësishmet përderisa i mbajnë mend. Ogreni thotë se dhe historitë nuk i tregojnë dot më me detaje pasi nuk i mbajë mend. Neda shprehet se sipas saj, banorët do ta kenë të vështirë të ambientohen me jetën jashtë kur të dalin prej BB. Mirjeta kundërshton duke argumentuar se sapo të dalin, do t’u rikthehen në memorie të gjitha gjërat që kanë lënë jashtë. Banorët shprehen se do të kishin dëshirë që të rrinin akoma më shumë në BB.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here