Home Aktualitet Ami ne pritje te djalit

Ami ne pritje te djalit

585
0

1077602_693452240680311_1425772073_oNë dallim nga të gjitha intervistat e deritanishme, ajo sot nuk do të flasë për karrierën në televizion, e as për biznesin e nuseve… Përkundrazi, do të vijë më bukur. Plot emocione, përjetime e buzëqeshje. Ka një botë të re për të dhuruar, më të bukurën e çdo femre. Është momenti kur femra ngjiz një univers të ri, një botë të dlirë, atë ku nuk ka gabime, as dhunë, as urrejtje…

Është e qara më e bukur që dëgjojmë në këtë jetë… Ajo e qarë që na bën të buzëqeshim, të dashurojmë më fort. Është zëri që rritet brenda çdo femre, e që e bën atë të jetë në të njëjtin panteon me hyjneshat e bukura të Olimpit të lashtë. Ami pret të bëhet nënë! Po si ndihet ajo, dyzimi që ka për zgjedhjen e emrit të djalit, përgatitjet dhe gjithçka tjetër rreth të voglit, zbulohet përmes këtij rrëfimi të veçantë…

Ami, në pritje të statusit të ri jetësor duket sikur je tërhequr pak nga jeta sociale… Pse kjo zgjedhje dhe cilat janë përjetimet që po të shoqërojnë?
Është një përjetim unik, që e kuptojnë vetëm ato femra që e kalojnë përmes trupit të tyre, me fjalë zor se shpjegohet. Kjo periudhë është siç e kisha planifikuar dhe dëshiruar: dedikuar plotësisht ndaj dëshirave, tekave të mendjes dhe trupit tim. Pa bërë bujë për këtë që po më ndodh, pa hedhur foto në rrjetet sociale, e të tjera si këto, sepse e konsideroj tepër personale. Kam vendet e mia, të cilat i frekuentoj më së tepërmi këtë periudhë. Pastaj shkëputja e përkohshme është diçka e mirë për çdo artist. Madje shumë festa apo ftesa të ndryshme edhe i kam shmangur.

Ne rrjetin social Facebook Ami shkruan:
Pershendetje miqte e mi !

Do doja t’ju tregoja te verteten edhe pse kisha shum deshire te ishte surprize e madhe per ju fansat e mi.Un me Ermalin jemi ne pritje te nje femije dhe jemi te dy shume te lumtur per kte lajm prandaj dhe daljet e mia ne televizion nuk kan qen te shpeshta.Lumturia ime per kte gje eshte ne kulmin e saj dhe un falenderoj zotin per dhuraten qe do me dhuroje mua sebashku me Ermalin.Nje engjell i vogel do vije se shpejti ne jete dhe kte gje nuk munda dot te mos e ndaja me ju.Perqafime te perzemerta nga un Ami per ju miqte e mi.Ju dua

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here