Home Aktualitet Ish-zyrtarët e PD kallezohen ne prokurori, 14 leje per HEC-e

Ish-zyrtarët e PD kallezohen ne prokurori, 14 leje per HEC-e

663
0

ministria-ekonomiseIsh-sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Energjitikës Dardan Domi dhe Andi Cerma,ish-Përgjegjësi i Sektorit të Lejeve të Konçesioneve Energjitike, kallëzohen në prokurorinë e Tiranës, pasi kanë abuzuar me 14 leje konçesionare. Koha kur mendohet se janë kryer veprimet kriminale bën fjalë për periudhën qershor-shtator 2013, pikërisht kur qeveria “Berisha”, kishte “prerë biletët” e largimit nga qeverisja e vendimit. Domi dhe Cerma, duket se kanë shfrytëzuar amullinë që është krijuar gjatë fushatës elektorale dhe shthurjen totale të shtetit,pas humbjes së zgjedhjeve nga PD, ku kanë marrë vendime dhe miratuar plot 14 leje konçesionare. Këto vendime janë marrë në kundërshtim me ligjin, dhe se pjesa më e madhe e tyre janë anolluar me një vendim të qeverisë Rama, e cila që në ditët e para vendosi anollimin e pjesës më të madhe të këtyre lejeve konçesionare.

Dardan Domi dhe Andi Cerma, kanë qënë personat përgjegjës për ndjekjen e praktikës ligjore dhe vlerësimit të ofertave, për miratimin e këtyre lejeve konçesionare. Në këto kushte, dy ditë më parë ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka firmosur kallëzimin penal, ndaj dy personave të sipërcituar, të cilët tashmë do hetohen nga prokuroria e Tiranës për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Auditimi
Abuzimet e dy ish-zyrtarëve të minsitrisë janë konstatuar nga një kontroll i kryer nga Drejtoria e Auditit të Brendshëm. Në konkluzjonin përfundimtar të kësaj drejtorie, vërehet se Dardan Domi dhe Andi Cerma, kanë abuzuar me 14 leje konçesionare. Në pjesën më të madhe lejet janë miratuar duke mos përdorur asnjë kriter ligjor, pasi dhe vetë kompanitë që janë shpallur fituese kanë pasur mangësi në dokumentacion.

Një pjesë e këtyre kompanive kanë qënë të personave që kishin lidhje të ngushta me pushtetin e asaj kohe, ndaj dhe nuk është marrë seriozit rregullorja e plotësimit të dokumentacionit. Ndërkohë abuzime janë kryer edhe për sa i takon marrjes në konsideratë të ofertave, ku pavarësisht se kompani të tjera kanë dhënë oferta më të mira, ato janë përjashtuar nga procedurat tenderuese.

Hetimi i prokurorisë
Tashmë i mbetet njësisë hetimore Task-Forcë, për të vlerësuar nëse konstatimet e Drejtorisë së Auditit të Brendshëm janë të drejta ose jo. Burime pranë prokurorisë thanë se shumë shpejt do i drejtohen me një kërkesë, ministrisë së Energjitikës, ku do kërkojnë vënien në dispozicion të dokumentacionit dhe më pas do thërasin në pyetje dy personat e kallëzuar dhe anëtarët e tjerë të komisionit të tenderimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here