Home Ekonomi Kuvendi i ri, miratohet ligji per ndryshimet ne buxhet

Kuvendi i ri, miratohet ligji per ndryshimet ne buxhet

1782
0

Akti normativ për ndryshimin e buxhetit të 2017 do të jetë ligji i parë që do të miratohet nga Parlamenti i ri. 21 shtator është parashikuar që ky akt të kalojë në seancë plenare, ndërkohë që më parë do të diskutohet në Komisionin e Ekonomisë.

Si procedurë, aktet normative hyjnë në fuqi menjëherë dhe brenda 45 ditësh Parlamenti duhet të japë pëlqimin ose jo. Nëse rrëzohet akti e humb fuqinë ligjore.

Ndryshimet buxhetore janë bërë me 16 gusht, kështu që Kuvendit i mbeten 2 javë në dispozicion për t’u shprehur. Pikë kryesore e ndryshimeve buxhetore është mbështetja me 3 miliardë lekë e sektorit energjitik për të përballuar situatën e krizës së prodhimit për shkak të mungesës së reshjeve.

Po ashtu, ka disa rialokime për investimet publike, ndërkohë që është parashikuar reduktimi i shpenzimeve të interesave me 4.1 miliardë lekë, si rezultat i menaxhimit efektiv të borxhit publik, kurse fondi rezervë i Këshillit të Ministrave është shtuar me 1,2 miliard lekë dhe parashikohet të përdoret vetëm për emergjencat që lidhen me faktorë natyrorë.

Parametrat kryesorë të buxhetit 2017 janë ruajtur. Defiçiti buxhetor nuk lëviz, ndërkohë që të ardhurat dhe shpenzimet ndryshojnë në total vetëm për 2 milardë lekë, si rezultat i ndryshimit të treguesit të të ardhurave vendore, efekt ky neutral për buxhetin e shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here