Home ShowBiz Floriana Garo: Vitit i Ri në Dubai, perralle

Floriana Garo: Vitit i Ri në Dubai, perralle

1198
0

floriana-teodorModeratorja e programit “Jo vetëm modë” në “Tv Klan” ka rifilluar sezonin e ri televiziv pas ndërrimit të viteve në një mënyrë jo si gjithë vajzat e tjera të ekranit. Natën e magjishme të ndërrimit të viteve Floriana e ka kaluar në Dubai me partnerin e saj, Tedi Ngjela. “Sapo jemi kthyer nga pushimet dimërore në Dubai, ku kaluam një natë të paharrueshme të ndërrimit të viteve tek Atlantis, te Palma në Dubai. Shijuam një mbrëmje madhështore dhe pamë fishekzjarrët që thyen rekord guiness”, është shprehur Floriana për gazetën “Panorama”. Bashkë me përshtypjet e saj personale po publikojmë dhe fotot e Garos, ku përveç argëtimeve me veshje klas e darka luksoze, ajo na prezantohet për herë të parë e mbuluar si femrat e atij vendi.

Po si e pret Floriana këtë vit të ri 2014 në jetën personale dhe karrierë pas kthimit nga Dubai?
”Dëshiroj fat dhe mbarësi në karrierë dhe në jetën time me Tedin. Jam shumë e lumtur kështu si jam, dhe ndaj dua të qëndroj e tillë edhe për këtë vit të ri. Për sa i përket karrierës sime në televizion, synoj të fuqizoj më shumë emisionin tim ‘Jo vetëm modë’, duke e kthyer në brand, dhe po ashtu të prezantoj spektakle të mëdha. Prezantimi i Festivalit të RTSH-së dhe spektaklit të bukurisë “Miss Globe” dy vitet e fundit më kanë shijuar shumë, ndaj çdo projekt të tillë do e dëshiroja”, shprehet Floriana. Ndërkohë për sa i përket lidhjes me Tedin, edhe pse ata ndihen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit, ajo thotë se nuk ende nuk kanë bërë plan për ceremoni martese as për këtë vit. Në një intervistë dhënë për gazetën “Panorama” në verë, Floriana rrëfeu disa sekrete për lidhjen pasionante me Tedin, pavarësisht kohës që kalon. Ajo pohoi se “pasionin e mbajmë gjallë më surpriza për njëri-tjetrin, komunikim dhe mbi të gjitha një dashuri pa kushte”. Pjesë e surprizave që i bëjnë njëri-tjetrit janë udhëtimet, që preferojnë t’i bëjnë larg Shqipërisë, siç ishte ky udhëtim i fundit në Dubai.

[portfolio_slideshow id=12734]

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here