Home Kulture Nju Jork, zbulohet letra e Hitlerit, fillimi i shfarosjes së hebrenjve

Nju Jork, zbulohet letra e Hitlerit, fillimi i shfarosjes së hebrenjve

620
0

Një letër e firmosur nga Adolf Hitler, ku flitet për herë të parë për urrejtjen ndaj hebrenjve është publikuar në Nju Jork. Letra katër faqëshe, e shkruar në vitin 1919, bënë thirrje për “zhvendosje pa asnjë kompromis të hebrenjve, nga shoqëria gjermane”.

Kjo deklaratë, e kohës kur HiItleri ishte një ushtar 30 vjeç është vlerësuar si një nga dokumentet më të rëndësishme të kohës. Analistët thanë se rëndësia e kësaj letre, ka të bëjë me faktin sesa shpejtë lideri i ardhshëm nazist kishte filluar të krijonte idetë e tij.

Rreth 20 vite para Holokaustit, Hitleri besonte se duhej të shfaroste hebrenjtë. “Judaizmi është përfundimisht një grup racist dhe jo fetar”, shkruan Hitleri në Letër. Ai vijon duke thënë se, asnjë racë gjermane nuk duhet të jetojë në Gjermani me ndjenjat, mendimet, dhe aspiratat e tyre, ndërkohë që kanë të njëjtat të drejta si dhe gjermanët

Rabini Marvin Hier, drejtues i shoqërisë Simon Uisental, tha se letra është blerë rreth 150 mijë dollar. Ekzistenca e kësaj letre ka qenë e njohur për të gjithë, por asnjëherë nuk ishte siguruar fizikisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here