Home Sport Seria A, Cana nënshkruan për 5 vite me Lacion

Seria A, Cana nënshkruan për 5 vite me Lacion

1287
0

Lorik Cana tashmë edhe zyrtarisht është lojtar i Lacios. Mesfushori i kombëtares shqiptare do të luajë kështu sezonin e ardhshëm në Seria A. 27-vjeçari luajti sezonin e fundit futbollistik në Turqi me skuadrën e Gallatasarajit.

“Jam shumë i lumtur që iu bashkova Lacios. Ata bënë një sezon të mirë vitin e kaluar dhe sezonet e ardhme shpresojmë që të përmirësohemi. Jam shumë i kënaqur që do jem pjesë e kësaj skuadre” është shprehur Cana.

 

Edhe pse ende nuk janë bërë publike termat e marrëveshjes mes Lacios dhe Gallatasarajit bëhet e ditur se pjesë e marrëveshjes është edhe kalimi i portierit të Lacios Fernando Muslera tek skuadra turke. Gallatasaraji do t’i paguajë Lacios 2.5milion euro pasi skuadra italiane e llogarit vlerën e portierit 7.5 milion euro ndërsa skuadra turke ka llogaritur vlerën e Canës në 5 milion euro.

Presidenti i Lacios, Kaludio Lotito ia delegoi detyrën e negociatave për të sjellë Canën te skuadra italiane Igli Tares. Cana do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me Lacion ku do të përfitoi rreth 1.7 milion euro në sezon.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here