Home Aktualitet Sherr me te vellane, i ve zjarrin viles 3-kateshe

Sherr me te vellane, i ve zjarrin viles 3-kateshe

1241
0

Në orët e para të mëngjesit është djegur një vilë tre katëshe pranë ish-stacionit të fundit të Tiranës së re. Një 33-vjeçar i ka vënë flakën shtëpisë pas një sherri me të vëllanë për pronësinë e saj.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e stacionit të Tiranës së Re në kryeqytet, ku 33-vjeçari Everest Ymeri me origjinë nga Tropoja është zënë me vëllanë për shtëpinë dhe në shenjë hakmarrjeje ka spërkatur vilën 3-katëshe me benzinë dhe i ka vënë zjarrin.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrëfikëset të të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Mësohet se 33-vjeçari i irrituar nuk ka lejuar punonjësit e policisë të futeshin në godinë, pasi hidhte nga dritarja edhe sendet e të vëllait.

Mësohet se si pasojë e zjarrit fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Ndërkohë policia ka bërë të mundur shoqërimin e 33-vjeçarit për të sqaruar edhe rrethanat e ngjarjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here