Home ShowBiz BB5, Genta tronditet nga fotot e publikuara

BB5, Genta tronditet nga fotot e publikuara

680
0

Drejtuesit e spektaklit Big Brother 5 kanë menduar t’ia njoftojnë vajzës nga Devolli, Gentës publikimin e fotove nudo para se ajo të dalë nga Big Brother në një përballje dramatike me ish-të dashurin Rubensin, ndërsa janë shfaqur disa prej titujve të gazetave dhe njëkohësisht dhe pak prej fotove që janë publikuar.

Spektakli është rezervuar vetëm me një nga fotot, ndërsa çifti ka përmendur edhe emrat prej nga mund të kishin dalë këto foto. Rubensi ka mohuar që ka nxjerrë fotot, por vajzës edhe pse nuk i është treguar gjithçka i është lënë të kuptohet se disa prej fotove intime janë publikuar. Të dy kanë diskutuar ndërkohë për lidhjen e tyre ndërsa mësohet se bëhet fjalë se kanë qenë prej kohësh bashkë.

Gjatë gjithë bisedës Genta ka qarë ndërsa ajo është tronditur tej mase kur ka mësuar edhe pse vetëm pjesërisht publikimin e fotove intime.

Personazhi për momentin më i përfolur i Big Brother ka marrë mbështetjen e ish të dashurit dhe drejtuesve të spektaklit, por ndërsa në një moment tronditje duket se u mendua që ajo mund të largohej nga shtëpia për shkak të ngjarjes, por megjithatë nuk e bëri.

Ndërkohë Rubensi dhe ai protagonist në foto ka thënë se nuk i ka publikuar ai ato, por dikush tjetër për të cilin as ai as Genta nuk kanë mundur të kenë identitet. Ndërkohë publikuesi i fotove mbetet enigmë, dhe pse ruajtësi i tyre ishte vetë djali Rubens.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here