Home Sport Flamurtari – Skënderbeu, ka përfunduar me breshëri gurësh e stolash

Flamurtari – Skënderbeu, ka përfunduar me breshëri gurësh e stolash

678
0

Tifozat kuqezi protestojnë për humbjen, sipas tyre, të padrejtë të kupës Superligës, në ambientet e stadiumit “Flamurtari”. Ndeshja kryesore e javës së fundit të Superligës mes Flamurtarit dhe Skënderbeut ka përfunduar me breshëri gurësh e stolash të hedhur në fushë.
Në këtë takim vlonjatët kanë arritur të fitojnë 1-0, falë golit të Halim Begajt në minutën e ’43.
Kanë qenë tifozët kuqezi ata të cilët kanë protestuar duke gjuajtur me sende lojtarët e Skënderbeut në momentin që është mbyllur ndeshja me rezultatin 1-0 në favor të ekipit të Flamurtarit.
U desh ndërhyrja e FNSH-së për të futur lojtarët në ambjentet e brendshme të stadiumit. Në të njëtën kohë lojtarët e Flamurtarit ngritën kupën në shenjë simbolike, kupë e cila iu dha nga tifozët.
Nga ana tjetër janë tifozët ata të cilët dolën në ambjentet e jashtme duke protestuar dhe duke mos lejuar largimin e korçarëve të cilët kanë qëndruar brenda për disa orë me radhë.
Tifozët më pas kanë bllokuar dhe rrugën kryesore Vlorë-Skelë, një situatë kjo që ka zgjatur duke krijuar kaos në trafik. Ndërsa lojtarët korçarë kanë dalë me makinën e Trebeshinës për të mos rënë në sy nga tifozët.

 

***

Ceremonia e dhënies së kupës së kampionatit do të zhvillohet nesër në Korçë.
Ceremonia e dhënies së kupës së kampionatit nuk do të zhvillohet në Vlorë, menjëherë pas ndeshjes Flamurtari-Skënderbeu. Institucioni i futbollit, pas konsultave disaditore, ndryshe nga tradita, ka vendosur që ceremonia festive (normalisht zhvillohet pas 90-minutëshit të fundit) të bëhet një ditë pas ndeshjes, në qytetin e Korçës.
Këtë e ka konfirmuar sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Eduard Prodani, i cili ka thënë gjithashtu se nuk ka shkelje të rregullores. “Kupën e kampionatit federata do ta japë një ditë pas ndeshjes në Korçë. Ndeshja e fundit do të zhvillohet normalisht, por nuk do të ketë ceremoni në fund të takimit,” – është shprehur Prodani.
Ky vendim i paprecedent i FSHF-së duket qartë se është marrë nën presionin e ambientit të nxehtë vlonjat, që e konteston ashpër kampionatin e fituar nga Skënderbeu.

Por si gjithmonë në Shqipëri ndodhin çudira (që në fund të fundit vetëm tri ditë zgjatin).
Me një shpikje alla shqiptare, FSHF vendos ta japë kupën një ditë më vonë. Për çudi, edhe për këtë “sajesë” gjendet justifikimi. “Rregullorja e Veprimarisë Futbollistike thotë se trofeu i titullit jepet në përfundim të kampionatit, por nuk e përcakton menjëherë pas ndeshjes,” – e ka justifikuar këtë vendim Prodani.
Shqipëria ndoshta është vendi i vetëm në botë që e jep trofenë e titullit një ditë pas ndeshjes së fundit. Ka kampionate në Europë, nga më cilësorët, që e zhvillojnë ceremoninë e titullit në momentin që një skuadër shpallet matematikisht kampione, ose në ndeshjen e fundit, por në asnjë rast një ditë më vonë.
Madje, nëse do të kujtojmë që dje drejtuesit më të lartë të FSHF-së i kanë dhënë kupën e kampionit të kategorisë së parë Pogradecit, menjëherë pas ndeshjes me Burrelin, kuptojmë që do të zbatohen dy standarde, me një qëllim të vetëm: shangien e situatave të pakëndshme në stadiumim “Flamurtari”.
Rezultati i takimit të sotëm Flamurtari-Skënderbeu do të ketë fare pak rëndësi, për vetë faktin se korçarët kanë 10 pikë më shumë në renditje, por kjo përballje do të kujtohet si precedent i rrallë, kur fituesi i titullit nuk “dekorohet” sipas traditës, në përfundim të 90-minutëshit të një gare me 33 javë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here