Home Aktualitet 5 biznesmene nga Tirana ne pranga, trafik droge ne Itali

5 biznesmene nga Tirana ne pranga, trafik droge ne Itali

751
0

Një operacion top sekret i skuadrës së antikrimit të organizuar ka vënë në pranga pesë persona, nga të cilët tre ndërtues. Prokurori i Krimeve të Rënda Besnik Muçi në një konferencë për shtyp të orës 11.00 ka dhënë detajet e operacionit i cili është kryer gjatë së shtunës, 24 korrik 2010 në Tiranë dhe Vlorë.

Biznesmenët shqiptarë ishin në listën e shumë të kërkuarve nga autoritetet italiane në hetim për trafik ndërkombëtar droge. Prokuroria informon se arrestimi është kryer në kuadër të hetimeve të operacionit të koduar “Ndërtuesi”, procedimi penal i të cilit nisi dy vjet më parë.

Në prangat e policisë kanë përfunduar
1- Arben Veliko, 43 vjec lindur dhe banues në Vlorë, ndërtues
2- Latimir Hoxha, 37 vjec lindur dhe banues në Mbrostar të Fierit, në pronësi biznes tregtie në Mbrostar të Fierit, si dhe po verifikohen disa biznese në Sarandë.
3- Panajot Dhiamandi, 35 vjec lindur dhe banues në Vlorë, ndërtues
4- Sokol Kashta 47 vjec lindur dhe banues po në Vlorë, ndërtues
5- Dritan alias Orges Jahelezi,33 vjec lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. Prokuroria po verifikon pasuritë.

Gazeta Shqiptare shkruante në numrin e sotëm se të arrestuarit ishin mbajtur nën vëzhgim nga skuadrat e operacioneve speciale prej ditësh dhe vetëm në orët e para të mëngjesit të djeshëm është dhënë urdhri për hyrjen në aksion.

Të arrestuarit akuzohen për trafik të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2/ I Kodit Penal. Hetimet i referohen periudhës kohore të muajit dhjetor 2008, kur disa shtetas shqiptarë në territorin Italian në bashkëpunim me shtetas shqiptar në Itali kanë mundësuar trafikimin e sasisë së heroinës prej 11. 85 kg. Sekuestrimi i saj u bë i mundur më 17 dhjetor 2008 dhe atëherë policia italiane arrestoi në flagrancë dy shtetasit shqiptarë Julian Kajdo dhe Eduart Toshkollari.

Policia italiane dyshon se të arrestuarit kryenin pastrimin e parave, duke investuar para nga grupi kriminal që vepronte në Itali. Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë nisur verifikimin e pronave të personave të arrestuar, të cilat do të jenë objekt hetimi për origjinën e të ardhurave për ndërtimet apo bizneset që kanë ngritur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here