Home Ekonomi CEZ heq dorë nga arbitrazhi, merr demshperblim 95 milionë euro

CEZ heq dorë nga arbitrazhi, merr demshperblim 95 milionë euro

109
0

cez-shperndarjeArrihet marrëveshja me Çekinë, pas një konflikti më shumë se një vjeçar të “trashëguar” në kohën e qeverisë Berisha, me kompaninë çeke të Shpërndarjes së energjisë CEZ-Group.

Çekia heq dorë nga arbitrazhi me Tiranën zyrtare të nisur pasi Enti Rregullator i hoqi licencën në Janar të vitit 2013. Sipas marrëveshjes së arritur me palën shqiptare CEZ-i çek do t’i transferojë shtetit shqiptar 76 % të aksioneve që zotëroheshin prej tij. CEZ-i do të kalojë kështu nën kontrollin e një shoqërie të re, e cila do të marrë përsipër t’i paguajë Çekisë 87.1 milionë euro. Kjo shumë, e cila nuk del nga buxheti i shtetit, por nga vetë shoqëria që merr CEZ, do të shlyhet me këste për 4 vite me interes 7.9 milionë euro, duke e çuar shifrën totale të dëmshpërblimit ndaj Çekisë në 95 milionë euro.

Marrëveshja e arritur mbrëmë, është prezantuar publikisht nga tre ministrat e kabinetit qeveritar, Shkëlqim Cani, Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri në një konferencë për mediat në ministrinë e Energjisë.

Shifra që Shqipëria dëmshpërblen CEZ-in çek, sipas ministrit Gjiknuri, është sa gjysma e humbjeve dhe vjedhjeve të energjisë që ka vendi ynë në një vit, prej 150 milionë euro.

Ndërkaq Marrëveshja i hap rrugë investimeve në këtë sektor. Ministri Gjiknuri tha se janë 200 milionë dollarë që pritet të investohen menjëherë, nga këto 150 milionë i përkasin Bankës Botërore të cilat pritet të aktivizohen menjëherë këtë vit.

Ndërsa ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se hapësira kohore prej 4 vitesh për të shlyer borxhin e mbartur ndaj CEZ, do t’i japë mundësinë e shëndetshmërisë financiare dhe aftësi paguese duke reduktuar humbjet. “Kush është përgjegjësi? Ka vetëm një emër: Sali Berisha që e la gjithë sistetmin energjetik në kolaps”, tha ministri Ahmetaj.

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani tha se paratë nuk paguahen nga buxheti i shtetit, por nga kompania CEZ. “Kompania do t’i shlyejë për 4 vjet dhe interesi i mbartur për këtë shlyerje me këste është 7.9 mln euro. 95 mln euro që do të shlyhen vit pas vitit nga kompania CEZ dhe jo nga buxheti i shtetit”, u shpreh Cani gjatë konferencës të përbashkër për shtyp me 2 ministrat Gjiknuri e Ahmetaj.

…..
Mes palëve është arritur të gjendet një zgjidhje miqësore, pas negociatave që kanë zgjatur prej gjashtë muajsh në ambientet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vienë. Arritja e marrëveshjes zgjidh në këtë mënyrë të gjitha pretendimet, si të CEZ Group nga njëra anë ashtu edhe të qeverisë shqiptare nga ana tjetër lidhur me investimet e CEZ Shpërndarje në sektorin energjetik të Shqipërisë.

Një ditë më parë A1 Report njoftoi pritjen për arritjen e kësaj marrëveshje në të njëjtën ditë që Shqipëria pret të marrë statusin e vendit kandidat. Burime për A1 Report bënë të ditur prej ditës së djeshme se dëmshpërblimi për kompaninë CEZ nuk do të ishte 200 milionë euro siç u pretendua nga çekët, por më pak se 100 milionë euro.

Deklarate e Përbashkët Shqipëri-CEZ
Palët e përmendura mëposhtë shpallën se sot kanë nisur një zgjidhje miqësore të marrëveshjes. Marrëveshja për zgjidhjen e kontratës është rezultati i negociatave të gjata të palëve pjesëmarrëse në mirëbesim me ndërmjetësimin e Z.Dirk Buschle, Zëvendës Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Austri.

Negociatat u mbajtën në ambjentet e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë. Kjo marrëveshje zgjidh të gjitha pretendimet midis CEZ-it dhe Republikës së Shqipërisë në lidhje me investimet e CEZ-it në CEZ Shpërndarje dhe sektorit energjitik shqiptar.

Sipas kërkesave të ligjit shqiptar termat e përfundimit të marrveshjes do të jepen gjatë procesit të miratimit përfundimtar nga autoritetet shqiptare. Të dyja palët zotohen se kjo marrëveshje nuk përmban asnjë element të paligjshëm nga seicila prej palëve

Previous articleBE i thote PO statusit per Shqiperine
Next articleÇfare perfitojne shqiptaret nga statusi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here