Kreu i Bashkisë së Vlorës i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Amerikan për problemet me zemrën pas arrestimit nga prokuroria e Vlorës, i pyetur nga A1 Report nëse do të kandidojë sërish në qytetin e Vlorës si kryetar bashkie, Gjika e ka evituar përgjigjen duke thënë se primar për të është shëndeti.
“Në situatën që jam nuk më shkon mendja të zgjedhjet, por të përmirësoj shëndetin tim dhe të vijoj detyrën time që më kanë zgjedhur qytetarët Vlorës.”- tha Gjika.
Lidhur me akuzat ndaj tij, Shpëtim Gjika deklaron se arrestimi është një makinacion politik
“Nuk kam abuzuar. Pronarët e pallatit 11-katësh janë autoktonë.”- tha Gjika duke shtuar se “Por sigurisht që këtu luhen skenarë të mëdhenj, unë do të përdorë në fund të fjalës sime një fjali që e kam përzemër. Nuk keni parë gjë akoma. Sepse siç dyshohet për Shpëtim Gjikën dhe prokuroria mos kujtoni se është shenjti në Shqipëri. Nuk keni parë gjë akoma se çfarë ka bërë prokuroria jo vetëm në rastin tim por dhe në shumë raste të tjera. Rasti im do vërtetojë shumë gjera, se çfarë fuqish të jashtë ligjshme ka bërë prokuroria në disfavorin tim:”
Kryebashkiaku i Vlorës thotë se do t’u qëndrojë pranë qytetarëve të Vlorës dhe se nuk do t’i tradhtojë në asnjë moment. “Janë pikërisht ata që më kanë zgjedhor në vitin 2003, 2007 dhe 2011 dhe duket se atij I mjafton kjo mbështetje e elektoratit të tij”, shprehet Gjika, duke mos harrojë të falënderojë stafin e Spitalit Amerikan për kujdesin ndaj tij.
Gjika u arrestua të premten në banesen e tij per shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve, pasi dyshohet se ka dhëne leje të jashtëligjshme për ndertimin e një pallati 11 katësh në Vlorë.
Gjika: Nuk kam penguar askënd, akuza qesharake
Qesharake i ka cilësuar Shpëtim Gjika akuzat e Prokurorisë se ka penguar punën e tyre në 4 raste, për kët ai jep edhe shpjegimin.
“Akuza sa absurde edhe qesharake. Nuk kam qenë pengesë për askënd. Hedh poshtë këto akuza. Prokuroria m akuzon se kam penguar punën e tyre në 4 raste. Më 29 janar ka ardhur për herë të parë Prokurori Kuliçaj. Ai ka parë vetë se shkresa e nisur prej ta më datë 27 ka mbërritur kur ai ishte në zyrë. I kam thënë që nuk do të bëj gabimin e para 1 viti, u thashë përgjigjja do jetë po me shkresë. Në datën 2 kam qenë duke u marrë me përmbytjet, i kam dërguar shkresë në të cilën u drejtohem se për shkak të kushteve të më lihej kohë. “-tha Gjika.
Shtrimi për t’i shpëtuar burgut? Gjika: Prokurori kujton se unë kam ardhur për të bërë depilim
Me ironi i është përgjigjur Gjika pyetjes lidhur me dyshimet e akuzës s ai ka përdorur sëmundjen, për të evituar qendrimin në burg.
“Prokurori kujton se unë kam ardhur për të bërë depilim. Nëse kam bërë apo koronorografi kjo vërtetohet nga kartelat. Unë kam bërë të gjitha procedura pa pasur asnjë lloj benefiti. Pasi kam pasur përkeqëm të shëndetit jam sjellë në spitalin e burgut në Tiranë. Kam kërkuar trajtim të specializuar mjekësor, më orientuan për këtu.”- tha Gjika.
Gjika: Urdhër-lirimi im pas 72 orësh, që të shqyhej zyra në Vlorë
Shpëtim Gjika ka deklaruar se atij i është vonuar për 72 orë urdhër-lirimi. Dhe kjo sipas tij është bërë e qëllimshme nga ana e Prokurorisë në mënyrë që të hynte me forcë në ambientet e zyrës.
Intervista me Shpëtim Gjikën
Prokuroria ju ka akuzuar se keni penguar punën e saj duke mbyllur punën e saj?
Kjo është një akuzë sa absurde aq dhe qesharake, në asnjë moment nuk kam qenë pengesë jo vetëm për prokurorinë por për gjithkënd tjetër. Keni qenë dëshmitarë dhe ju mediat që zyra ime është bërë katër kanata dhe nga qytetarë të ndryshëm. Hedh poshtë jo vetëm për vërtetësinë e faktit, por edhe me neveri e përbuzje këto akuza të prokurorisë. Dua të përmend dy fakte, prokuroria më akuzon se në katër raste kam penguar punën e saj.
Në datën 29 janar për herë të parë prokurori i çështjes Kuliçi ka ardhur në zyrën time, kemi marrë takim së bashku, më ka thënë gojarisht që kemi nisur një shkresë, për fatin e mirë timin dhe të tijin në dosjen time kam pasur protokollin e shkresave zyrtare, në sytë e tij kam kontrolluar shkresën dhe e ka parë që shkresa e dërguar prej tyre ka ardhur në datën 27 në Bashkinë e Vlorës dhe ende nuk kishte hyrë në zyrën time, por erdhi në atë moment që ai ka qenë.
Data 27 që thotë prokuroria ka penguar hetimin, është data që ka nisur shkresën prokuroria për në bashki. Në datën 29 i kam thënë prokurorit që shkresa ciss e shihni sapo ka ardhur në dorë, nuk do të bëjë më gabimet që kam bërë para një viti e gjysmë që do të thotë ua kam dhënë prokurorëve çelësat dhe dyert e hapura dhe kanë marrë çfarë u ka dashur qejfi.
Tani i thashë komunikimi do të jetë vetëm shkresor. Meqë ju ma keni kërkuar me shkri këtë dokument edhe unë do t’iu përgjigjem me shkrim. I kam lënë takim për të nesërmen në datën 30. Në këtë datë është e vërtetuar zyrtarisht që kryetari i baskisë është thirrur për inspektim nga ILDKPI, për këtë arsye nuk kam qenë në bashki. Në datën 2 pati situatë emergjente në qytetin e Vlorës dhe nëse prokurori kujton që vendi i punës për kryetarin e bashkisë është vetëm zyra e tij bën gabim. Atë ditë dhe atë natë kryetari i bashkisë ka qenë tek argjinatura e Selevecit për gjithë natën, me qëllim që prokurori kur të zgjohej të nesërmen të mos i bëheshin këpucët me baltë. Dhe për të qenë korrekt me ligjin dhe detyrën e moralin i kam dërguar shkresë, ku i drejtohem prokurorit të rrethit dhe atij të çështjes se për arsye të situatës emergjente të më jepnin dy tre ditë afat për t’iu dhënë atë që ju kërkoni. Nëse kjo quhet pengesë e punës së prokurorisë, kjo është çështje e prokurorisë.
Prokuroria ka aluduar dhe për shëndetin tuaj, i jeni nënshtruar ju koronarografisë?
Prokuroria kujton se unë këtu kam ardhur të bëjë, depilim të heq thonjtë ose të heq vetullat. Ky është problem I tyre, nëse kam bërë apo jo koronare ka kartela mjekësore, mund të pyesni mjekët, nuk kam dëshirë të jap asnjë lloj interviste dhe informacioni për shëndetin tim.
Lëvizjen për në Tiranë dhe më pas në spitalin priat mendojë se është një mënyrë për t’iu shmangur burgut?
Unë nuk di në Shqipëri ndonjë të burgosur që mund të orientojë policinë, prokurorinë, gjykatat apo spitalet. Unë kam bërë të gjitha procedurat pa pasur asnjë lloj aksesi apo asnjë lloj benefiti për shkak të detyrës sime. Jam arrestuar në shtëpi, përtej pamjeve që japin mediat, kam shkruar në drejtorinë e policisë, pas një orë e gjysmë janë bërë provedurat sepse ka ardhur vendimi i arrestimit tim me vonesë dhe prej andej kam përfunduar në qelitë e burgut. Pas katër pesë orësh që kam pasur shenja të përkeqësimit të shëndetit tim, me të gjitha procedurat ligjore kam shkuar në spitalin e Vlorës, prej andej jam transferuar në spitalin e burgut në Tiranë, di atë që kam përfituar atë si një i arrestuar tjetër në Republikën e Shqipërisë. Kam kërkuar trajtim mjekësor të specializuar dhe më kanë adresuar në Spitalin Amerikan. Unë nuk di që këtu të ketë ndonjë përfitim. Përsa i përket kartelës mjekësore, shëndetit tim, mënyrës së ndërhyrjes apo diagnozën që unë kam, iu lutem më mirëkuptoni të ruaj privatësinë time për shkak të familjarëve.
Avokati juaj ka deklaruar se akuzat mund të jenë politike…
Hiqeni fjalën mund dhe kjo është përgjigjja ime.
Do të merrni pjesë në zgjedhjet qoftë dhe i pavarur dhe cilat janë marrëdhëniet tuaja me kryeministrin?
Unë nuk besoj se këtu është momenti për të folur për zgjedhjet, në situatën që jam nuk më shkon mendja për zgjedhje, më shkon mendja vetëm të përmirësoj shëndetin tim dhe të ushtroj detyrën time për të cilën më kanë votuar qytetarët e Vlorës. Sot dhe në këët gjendje kaq të rëndë që kam 72 orë që pres urdhrin e lirimit, unë besoj se kjo duhet t’iu bënte dhe juve përshtypje, jo për mua si një qytetar që ka një status të kryetarit të bashkisë por për këdo qytetar të Shqipërisë të marrësh urdhrin e lirimit. Të të vij urdhri i lirimit pas 72 orësh kjo është skandaloze. Kjo ndodh sepse sot prokuroria kishte organizuar skenarin për të shqyer zyrën time, kyetari i bashkisë duhet të ishte këtu sepse zyra duhej shqyer jo duhej hapur me çelës. Për të qënë korrekt prapë pa u hapur zyra e bashkisë kamë dërguar mesazh istancave më të larta të shtetit ku u kam thënë në mënyrë të drejtpërdrejtë që jam I gatshëm të vij nga spitali edhe në këtë gjendje të rëndë shëndetësore me pranga në duar vetëm zyrën mos e shqyeni sepse zyra nuk është e Shpëtim Gjikës, është e qytetarëve të vlorës, është e Bashkisë së Vlorës, e atij institucioni, nuk ka arsye pse të shqyhet jam i gatshëm të vë në dispozicion jo vetëm dokumentacionin por edhe muret perdet e gjithccka që është brenda. Ju e kuptoni që mua më është vonuar lirimi sepse duhej shqyer zura në atë formë atje për të thënë që Shpëtim Gjika edhe zyrën nuk e hap.
A ka prova mjaftueshëm që ju implikojnë ju se keni kapërcyer kompetencat në lidhje me pallatin 11 katësh?
Mua më venë mirë për informacionet që sigurojnë mediat, dje ndiqja emisionin Opinion dhe ndërsa unë prisja vendimin e lirimit për të ardhur zyrtarisht tek unë që isha personi i parë, çuditërisht ishte ngatërruar adresa dhe urdhrin e lirimit e kishte zoti Manjani. Mua nuk më ka ardhur akoma akuza, nuk kamë parë e nuk kam lexuar as vendimin e Gjykatës dhe as dosjen e plotë. Kur ta kem të plotë, jam i gatshëm, ashtu dhe në gjyqin e parë që doli një farsë e plotë të vihem në dispozicion të drejtësisë për gjithçka. Ajo që them sot është kjo, të gjithë qytetarët e Vlorës e dinë se atje ku është ngritur ai pallat iu pëlqen apo nuk iu pëlqen njerëzve kjo është çështje tjetër. Mund të ngrihej një bibliotekë, por kjo është çështje tjetër. Unë nuk burgosem për imazh, unë votohem për imazh. Qytetarët e Vlorës për sa kohë prokuroria thotë pa certifikatë pronëse në atë zonë banojnë qytetarët që kanë themeluar qytetin e Vlorës. Këto janë argumenta që do t’i them kur të paraqitem para drejtësisë, për çështjen e gjykimit se si është ndërtuar ky pallat dhe çfarë dokumentacioni ka të jetë në një moment tjetër. Unë sot doja të përgjigjesha për çështjen e arrestimit tim dhe për mënyrën se si jam arrestuar e çfarë lojërash e skenarësh po bëhen për të denigruar jo vetëm figurën e kryetarit por dhe figurën time personale si Shpëtim Gjika.
Cili është mesazhi që iu dërgoni qytetarëve të Vlorës?
Mesazhi im i sotëm është ky, falënderoj pa masë që në ditë të vështira nga pikëpamja shëndetësore janë solidarizuar me situatën time, me kanë përkrahur, më kanë mbështetur, nuk gjej fjalë mirënjohje dhe i siguroj që Shpëtim Gjika është ai që e kanë votuar edhe në 2003 dhe në 2007 dhe në 2011. Shpëtim Gjika ky do të ngelet, do të dëshirojë të votohet, kjo do të mbetet për t’u parë në një moment të dytë.
Është thënë nga avokati juaj se në zgjedhjet lokale nuk do kandidoni si kandidat i PS-së apo i pavarur, në cilën logo do t’iu gjejnë qytetarët që iu përkrahin?
Kjo është një përgjigje e avokatit, sigurisht që ne nuk kemi bërë ndonjë akt noterial me avokatin e të kemi marrë ndonjë qëndrim, ka qenë një mendim i avokatit dhe besoj që përgjigjja e tij ka qenë që Shpëtim Gjika nuk kandidohet nga PS. Kjo nuk do të thotë që e ka marrë nga unë, mund ta ketë dëgjuar nga PS. Kjo nuk është thelbësore për momentin, nuk ka asnjë rëndësi, e rëndësishme është shëndeti im, zyra dhe bashkia janë një institucion që nuk i përkasin Shpëtim Gjikës por qytetarëve të Vlorës. Por sigurisht që këtu luhen skenarë të mëdhenj, unë do të përdorë në fund të fjalës sime një fjali që e kam përzemër. Nuk keni parë gjë akoma. Sepse siç dyshohet për Shpëtim Gjikën dhe prokuroria mos kujtoni se është shenjti në Shqipëri. Nuk keni parë gjë akoma se çfarë ka bërë prokuroria jo vetëm në rastin tim por dhe në shumë raste të tjera. Rasti im do vërtetojë shumë gjera, se çfarë fuqish të jashtë ligjshme ka bërë prokuroria në disfavorin tim.