Home Aktualitet Tirane, 3 shperthime tritoli. Shperthimi i pare ne farmcine e babait te...

Tirane, 3 shperthime tritoli. Shperthimi i pare ne farmcine e babait te Tahirit

739
0

farmaci-babai-tahiritFarmacisë së babait të ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i është vënë lëndë eksplozive gjatë natës. Farmacia e Bashkim Tahirit ndodhet pranë Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës “Nënë Tereza” dhe mësohet se nga shpërthimi i tritolit ka pasur vetëm dëme materiale.

Ora 08:30 Policia gjeti tritolin në rrugë, bëri shpërthim të komanduar
Policia ka gjetur dy kallëpe tritol në rrugë. I ka bërë policia shpërthim të kontrolluar. Dyshohet se ishin planifikuar për të shpërthyer me telekomandim pasi ishin të lidhur. Policia ka bërë shpërthimin e kontrolluar për të shmangur shëprthimin e tij. Dyshimet paraprake janë se tritoli mund t ëishte lënë në rrugë për të shpërthyer me telekomandim ndaj ndonjë personi që do të kalonte në zonë, dhe që mund të ishte shënjestër e atentatorëve.

Ora 08:00 Shpërthimi i dytë në oborrin e shtëpisë së ish-shefit të komisariatit 3
Burime nga Policia e kryeqytetit thanë për A1 Report se aulmi i dytë me tritol ka ndodhur rreth orës 03:30 në oborrin e banesës s ëish-shefit të komisariatit numër 3 në Tiranë, Alfred Numani. Edhe pse familjarët e tij kanë qenë në banesë në atë orë, nga shpërthimi nuk ka të lënduar për shkak të vendosjes së tritolit në oborr.

Ora 07:58 Shpërthim i tretë tek Muhamed Gjollesha
Një tjetër shpërthim ka ndodhur në kryeqytet, duke shënuar rastin e tretë të sulmit me lëndë eksplozive. Shpërthimi është shënuar pranë një objekti në rrugën “Muhamed Gjollesha” mes kryqëzimit të “Vasil Shantos” dhe “21 Dhjetorit”.

Ora 07:55 Shpërthimi i dytë, pranë shtëpisë së ish-shefit të komisariatit 3
Shpërthimi i dytë me tritol i ndodhur në rrugën “Arben Minga” ka ndodhur pranë shtëpisë së ish-shefit të komisariatit numër 3 Alfred Numani, por nuk dihet nëse ka qenë ai në shënjestër të sulmit, apo ndonjë objekt tjetër.

07:40 Tritoli i vendosur tek kondicioneri
A1 Report mëson se lënda eksplozive është vendosur në pjesën e jashtem të kondicionerit të farmacisë.

Ora 07:30 Shperthimi ne farmaci rreth ores 03:30
Burime nga policia e Tiranës thanë për A1 Report se shpërthimi me lëndë plasëse të dyshuar tritol ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit.

07:25 Rreth te njejtes ore u shenua nje tjeter sheprthim
Po ashtu mësohet se rreth të njëjtës orë një tjetër shpërthim është shënuar në një objekt po në kryeqytet, ku janë shënuar vetëm dëme materiale. Shperthimi ndodhi ne rrugen “Arben Minga” qe ndodhet nje rrugice larg farmacise se babait te ministrit Tahiri.

Bashkim Tahiri u arrestua ne kohen e PD, por rezultoi i pafajshem
Bashkim Tahiri është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Tiranës në mars të vitit 2013, pasi u arrestua së bashku me dy persona të tjerë për akuzën e kontrabandës së ilaçeve pa pullën fiskale të Ministrisë së Financave. Arrestimi i babait të Saimir Tahiri, ndodhi në një kohë kur në pushtet ishte Partia Demokratike dhe Tahiri ishte deputet. Arrestimi i babait të tij u cilësua politik në atë kohë, dhe vetë ministri aktual e ka quajtur presion për t’i mbyllur gojën kundër qeverisë të atëhershme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here