Home Kosova Kosovë, Thaçi interpelancë në Kuvend

Kosovë, Thaçi interpelancë në Kuvend

475
0

Kryeministri Hashim Thaçi do të përballet sot me deputetët e lëvizjes “Vetëvendosje” për çështjen e “bisedimeve teknike”, që janë duke u zhvilluar në Bruksel ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Kjo do të jetë edhe interpelanca e parë e tij, para përbërjes së katërt të legjislativit. Deputetët e “Vetëvendosjes” në vazhdimësi e kanë kundërshtuar hyrjen në bisedime me Serbinë, të bindur se nga këto bisedime Kosova nuk do të përfitojë asgjë, ndërsa Serbisë do t`i mundësohet integrimi në BE. Udhëheqësi i kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, në cilësinë e kryetarit të Komisionit parlamentar për punë të jashtme, ditë më parë ka polemizuar edhe me udhëheqësen e delegacionit të Kosovës në këto bisedime, zv.kryeministren Edita Tahiri. Ai, madje kishte kërkuar prej saj edhe procesverbalet dhe transkriptet e bisedimeve të deritanishme. Bisedimet me Serbinë në muajin mars janë mbështetur me Rezolutë të veçantë të Kuvendit të Kosovës, ndonëse ajo nuk i ka marrë votat e tri partive opozitare: LDK-së, AAK-së dhe të “Vetëvendosjes”. Në atë rezolutë precizohet se agjenda e dialogut me Beogradin do të përfshijë vetëm çështjet teknike të interesit të përbashkët, pa prekur në asnjë rast sovranitetin e Kosovës, subjektivitetin, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm kushtetues të Kosovës. Përmes Rezolutës, Kuvendi ka obliguar Qeverinë që ta paraqesë dokumentin themelor të dialogut brenda një afati të pacaktuar ligjor.

Previous articleBarcelona kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve
Next articleBisedimet Kosovë-Serbi, raundi i katërt më 17-18 maj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here